Politika e jashtme turke ne Ballkan eshte e ndertuar mbi bazen e dy parimeve themelore: e para eshte pronesia dhe gjithperfshirja regjionale dhe, e dyta, re-integrimi regjional.
Shkruan: Mirlind Behluli
Pronesia dhe gjithperfshirja regjionale thekson idene se Ballkani u takon popujve qe kane jetuar me shekuj ne kete regjion dhe se vetem te gjithe se bashku mund ta ndertojne paqen ne Ballkanin e shekullit 21. Nderkaq ri-integrimi regjional thekson nevojen e tejkalimti te percarjeve ne Ballkan. Pra nga mikro-niveli i percarjes ne makro-nivelin e integrimit.
Parimet e politikes se jashtme te Turqise i ngarkojne Ballkanit nje pergjegjesi historike: ndertimin e nje modeli te bashkezksitences kulturore, i cili model do te jete shembull per pjesen tjeter tjeter te Europes sa i perkete ceshtjes se multikulturalizmit.
Turqia ka perkrahur integrimin e vendeve te Ballkanit ne strukturat euro-atlantike (te Maqedonise ne NATO, te Kroacise ne BE, te Shqiperise ne NATO, e ka pershendetur nenshkrimin e MSA-se nga Kosova, Serbia e Mali i Zi etj). Pra nuk ka neo-osmanizem, sepse nuk ka ndonje politike te tille nga Qeveria e Turqise.
Madje edhe vet Ahmet Davutoglu, ish-minister i jashtem i Turqise, i cili akuzohet nga analiste, qe zakonisht kane paragjykime ndaj Turqise, si koka e neo-osmanizmit, e ka mohuar te jete neo-osman. Ne te gjitha shkrimet e tij – e une i kam lexuar te GJITHA shkrimet e tij – ai askund nuk e permend neo-osmanizmin si mesazh, doktrine apo ideologji qe e kahezon politiken e jashtme te Turqise. Andaj, neo-osmanizmi eshte me shume nje shpikje e fantazi e mendjeve dembele, te cilat pertojne te studiojne politiken e jashtme turke. Pra nuk eshte as lexim i thjeshtuar e as reduktim karakturistik i politikes se jashtme te Turqise, por kryekeput pjelle e fantazise. Pra realiteti eshte me kompleks e krejt tjeterfare. Ajo cfare mendjet si e Blerim Latifit bejne eshte, pak a shume, fantazmagori, e cila fantazine e mendjes dembele tenton te kthej ne frike e frika t’ia ze vendin realitetit.