Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Komuna ime Ferizaj

Mbi 26 vjet burgim dhe 2,500 euro gjobë për të akuzuarit për vrasjen që tronditi Ferizajn!

March 11, 2021
12
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Gjykata-Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.R., i akuzuar për “vrasje” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të pandehurit D.K. i akuzuar për “mashtrim” dhe të pandehurit D.K, A.R.1., F.R. dhe A.R.2. të akuzuar secili veç e veç për “pjesëmarrja në rrahje”.

A.R është dënuar me 16 vjet burgim për dy veprat penale që i vihen në barrë.

A.R.1 është shpallur fajtor dhe është dënuar me 2 vjet burgim.

F.R. është dënuar gjithashtu me 2 vjet burgim.

A.R.2. gjykata i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej 1 vit e tetë muaj.

Ndërkaq, D.K. është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, si dhe 2 mijë e 500 euro gjobë.

Sipas aktakuzës, A.R., më 28 shkurt të vitit 2018 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.H., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh në shumë prej 60.000 euro, lidhur me një veturë të markës BMW-X5 të cilin i pandehuri i kishte shitur D.K., me ndërmjetësimin e tani të ndjerit, e të cilin borxh D.K. sipas marrëveshjes është dashur ta paguajë deri me datën 28.02.2018.

“I pandehur i shoqëruar me axhën dhe dajën e tij kanë shkuar në Prishtinë për ta kërkuar borxhin, mirëpo D. ju thotë se do të vijë në Ferizaj për ta paguar borxhin, kështu që ata janë kthyer ne kafiterinë e tyre, kurse D. dhe i ndjeri B. kanë arritur në të njëjtin vend më vonë me ç’rast  D. iu thotë se ‘ju ma keni shqetësuar familjen qe keni ardhur te shtëpia ime dhe këtë punë nuk e lan as hoxha e as prifti’, kështu që i pandehuri së bashku me babanë dhe vëllezërit e tij (pjesëmarrës në rrahje), janë revoltuar dhe ka filluar fyerja reciproke mes tyre, kurse F. e nxjerr jashtë tani të ndjerin B.

Mirëpo, B e kishte goditur F. me kokë në pjesën e hundës dhe e kishte rrëzuar në tokë. Atëherë, nga kafeneja kishin dalë edhe i pandehuri A.R, A.R.1. dhe A.R.2. dhe rrahja kishte filluar.

B kishte filluar të ikë, por A.R. e kishte nxjerrë pistoletën dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit, me ç’rast njëra predhë e kishte goditur në pjesën e nëngjurit të këmbës së majtë, kurse predha tjetër në regjionin e shpinës, duke dalë në buzën e poshtme të gojës dhe duke e shqyer arterien karotide të majtë.

Me këtë rast, tani i ndjeri ishte rrëzuar në skaj të rrugës dhe në gjendje të shtrirë i pandehuri së bashku me babanë dhe vëllezërit e tij fillojnë ta godasin me shqelma në të gjitha pjesët e trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore, kurse si pasojë e gjakderdhjes, i ndjeri B.H. ndërron jetë në vend të ngjarjes.

I pandehuri D.K. akuzohet se më 1301.2018 në Ferizaj, me paraqitje të rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka mashtruar pronarin e autosallonit A.R.1., në atë mënyrë që ka lidhë një kontratë për blerjen e automjetit “BMW X5.30 Xdrive, për çmimin prej gjashtëdhjetekatërmijë (64.000.00)€, me ç’rast ka paguar 4.000 euro kurse shumën tjetër është dashur ta paguajë me 28.02.2018.

Mirëpo, sipas aktakuzës, i pandehuri veturën e ka shitur, kurse paratë nuk ia ka paguar në afatin e caktuar, por ka shkuar te i dëmtuari kinse për të kërkuar afat shtesë, me ç’rast ka filluar të fyej, me arsyetimin pse i kane shkuar te shtëpia për të ia kërkuar borxhin duke ju thënë “se këtë punë nuk e lanë as prifti as hoxha”, kështu që ka filluar konflikti fizik ne mes tij dhe të dëmtuarit ku janë përfshirë edhe vëllezërit dhe babai i të dëmtuarit dhe shoku i tij B. i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

ShareTweet

Related Posts

Qemajl Mustafa lirohet nga të gjitha akuzat, si do të arsyetohen tani Lutfi Haziri e Ismajl Kurteshi!

April 13, 2022

Paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për veprat penale të narkotikëve!

October 27, 2021

Kjo ndodh veç tek ne! Në Shtime asfaltohet rruga mbi pusetin e ujërave të zeza!

October 23, 2021

Vrasja mes kushërinjëve në Batllavë: Nisin hetimet!

October 22, 2021

Enver Sekiraqa lirohet nga paraburgimi!

October 16, 2021

Gjilan/ 3 burra e trafikojnë një femër, e detyrojnë të kryejë marrëdhënie seksuale me pagesë!

October 15, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.