
Varrimi për akademikun Muamar ef. Zukorliq, ish-myftiu i Sanxhakut dhe kandidat për reis-l-ulema i Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili vdiq papritur dje në moshën 52-vjeçare, u mbajt sot në ora 12.30 në Novi Pazar.
Qyteti i Novi Pazarit ka marrë vendim që të dielën, 7 nëntor 2021, të shpallet Ditë zie me rastin e vdekjes së Zukorliqit, raportojnë mediat lokale. Kurse Komuna e Sjenicës ka shpallur tri ditë zie në territorin e kësaj komune për shkak të vdekjes së Zukorliqit.

