Sekretari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Arban Abrashika bërë të ditur se ka mbaruar votimi i delegatëve, dhe pritet numërimi i votave ku edhe do të shpallët kryetari i ri i LDK’së.
Abrashi ka thënë se gjithçka ka shkuar shumë mirë, ndërsa para pak qasëtëve ka përfunduar pjesa e parë e votimit, nëse kandidatët për kryetar nuk e kalojnë 50 plus një për qind të votave, atëherë procesi i votimit shkon në raund të dytë me dy kandidatët më të votuar.
Sipas informacioneve brenda sallës ku po zhvillohet Kuvendi, Gazeta Metro merr vesh se tashmë ka nis numërimi i votave.
Për të parin e LDK’së janë duke garuar tre kandidat, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.