![Gjermania](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2021/06/Gjermania-2.jpg)
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar si lajm të mirë arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për energjinë.
“Urime palëve dhe veçanërisht të Dërguarit Special, Miroslav Lajçak, për përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar zgjidhje kompromisi”, është shprehur Rohde.
“Ajo që është e nevojshme tash është zbatimi sa më i shpejtë i asaj që parashihet në udhërrëfyes”.