Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Marrëveshja komplekse dhe shumëplanëshe!

September 8, 2020
8
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Kastriot Islami

Marrëveshjet e firmosura në zyrën ovale të presidentit të SHBA, Donald Trump, në datën 4 shtator 2020, nga Vuçiç e Hoti, mund të vlerësohen në disa plane…

Shkruan: Kastriot Islami

Analistë të shumë e konsiderojnë të ‘veçantë’, komplekse dhe ‘shumëplanëshe’… ku implikohen drejtpërdrejtë SHBA, vendet ballkanike të Kosovës e Serbisë dhe nga lindja e mesme e Izraeli, në një plan të dytë edhe interesat e BE e indirekt të Turqisë, por edhe të vendeve arabe.

Trump e konsideron këtë marrëveshjen si një ‘ditë të shënuar’ edhe për paqen në Lindjen e Mesme…Shqipëria është në trajtë implicite e natyrshëm e implikuar…; natyrisht të gjithë aktorët e saj kryesorë janë shprehur të ‘kënaqur’…

1. Së pari, e mbi të gjitha, duket se kjo marrëveshje e evidenton Presidentin Trump, një ‘dealmaker’ të aftë e të guximshëm për çështje delikate të politikës së jashtme, aq më tepër që kjo çështje prej kohësh gjendej në një ‘qorrsokak’ (impas)…

Kjo marrëveshje, mbi të gjitha do ti shërbente imazhit të kandidatit për president të SHBA duke u renditur atë në listën e sukseseve të politikës së jashtme të SHBA dhe ndërtimit të urave paqtimit rajonal e global…Natyrisht ‘opozita’ amerikane apo kandidati demokrat përballë Trump e konsideron këtë marrëveshje të parëndësishme dhe deri ndoshta ‘jo e duhura’ përderisa nuk ‘realizohet ‘njohja politike reciproke’ e madje sipas tij kjo gjë nuk shihet as në perspektivë…

Po ashtu Presidentin Vucic dhe Kryeministrin Hoti, shumë analistë europianë, duke e konsideruar ‘marrëveshjen’ një konceptim të Presidencës amerikane, i cilësojnë këta dy individë si ‘figurantë’ në një ceremoni të mirëpërgatitur në Uashington…por në distancë edhe nga Njetanjahu në Izrael…

2. Së dyti kjo duket një marrëveshje e veçantë, sepse duke futur elementë të ndryshëm në marrëveshje, të tilla si;

i) ‘normalizimi ekonomik’ që mendohet se çon më vonë në ‘njohjen reciproke’ politike (dhe jo anasjelltas) dhe që është vijim i marrëveshjeve për ‘hekurudhat dhe fluturimet ajrore’ të moderuara më parë nga SHBA; madje negociatori Grenell është ‘mburrur’ që në këtë marrëveshje, ndryshe nga ato tradicionalet, i jepet ‘pesha kryesore’ aspektit ekonomik’ për me tepër që ‘aspekti politik’ dukej aktualisht i vështirë për tu zgjidhur;

ii) ‘hapja e të dy palëve për marrëdhënie diplomatike të vecanta me Izraelin’…kjo marrëveshje i kalon kufijtë e një marrëveshje ‘bilaterale’; madje disa analistë europianë e konsiderojnë ‘marrëveshjen Kosovë-Serbi’ të eklipsuar nga mirëkuptimi i tyre me Izraelin dhe

iii) futja në lojë e ‘portit të thellë’ të një vendi tjetër (që mendohet Shqipëria)…e bën atë krejtësisht të ndryshme e madje disa e cilësojnë deri edhe ‘estravagante’, krahasuar me të gjithë marrëveshjet e mëparshme…e me shumë gjasa me shanse të larta realizueshmërie…

3. Së treti, kjo marrëveshje përmes ‘futjes së Izraelit’, një nga partnerët më të rëndësishëm të SHBA e veçanërisht të Trump, mendohet se nga njëra anë i jep shumë ‘peshë’ marrëveshjes por nga ana tjetër e vendos në një pozitë të vështirë e komplekse Kosovën e Serbinë, veçanërisht Serbinë, mes BE dhe SHBA. Sepse BE kërkon nga të gjithë vendet kandidate për në BE të rreshtohen me qëndrimet e saj…

Dhe në rastin konkret, BE ka adaptuar qëndrimin që ‘çështja e Jeruzalemit’ të zgjidhet mes Izraelit e Palestinës. Kjo ‘përthyerje’ ka krijuar veçanërisht problem në Beograd që është shprehur se këtë ‘pikë’ të marrëveshjes do ta diskutojë në qeveri. Po ashtu, për këtë aspekt, ka pasur edhe një qëndrim ‘ndryshe’ të Turqisë… veçanërisht ndaj Kosovës…por që duket se është kapërcyer…

4. Së katërti, në draft marrëveshje ka pasur edhe shumë ‘surpriza’, ose thënë ndryshe ‘elementë pikantë’, kryesisht të futur nga ‘ndërmjetësi amerikan’, por ndoshta edhe nga njëra nga palët që kanë qenë të paktën në dijeni më parë. Disa prej tyre janë refuzuar në minutat e fundit kurse disa të tjera janë pranuar…Duket se surprizat në shumicë nuk kanë qenë të ditura nga palët kurse ndonjë prej tyre dihej nga njëra prej palëve… veçanërisht ato që janë refuzuar…

5. Së pesti, shumë analistë janë shprehur se draft-marrëveshja ishte më ‘drejtpeshuar’ sesa vetë marrëveshja, sepse elementi ‘themelor’ që siguronte ‘balancën’, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, nuk është pranuar nga pala serbe në ‘minutën e fundit’ duke u vendosur si kusht për arritjen e marrëveshjes… por ndërkohë pala kosovare është përshtatur më këtë zgjidhje, sepse është ‘garantuar’ verbalisht, por edhe nga përmbajtja integrale e marrëveshjes, se kjo marrëveshje i ‘hap rrugën’ njohjes së plotë të pavarësisë, me ‘besimin e madh’ dhe optimizmin e arsyeshëm se ‘nga SHBA për Kosovën mund të vijnë veçse vendime të dobishme’…

6. Së gjashti, pavarësisht tentativave për të nxjerrë aposteriori përfitime të ‘vogla’ politike nga drejtues të lartë në Kosovë, Serbi e madje edhe në Tiranë, i është dhënë fund projektit të ‘ndryshimit të kufijve’ dhe krijimit të ‘shteteve të mëdha’ në Ballkan…

Kjo gjë është realizuar përmes ‘promovimit të mini-shengenit’ i cili është i pakrahasueshëm më projektin e ‘ndryshimit të kufijve’ por edhe shumë i ndryshëm nga projekti i ‘minishengenit Vucic-Rama-Zaev’, sepse ky i fundit ishte i ideuar sipas interesave të Beogradit apo në projektimin e tij në Nish përjashtohej Kosova..

Në marrëveshje, projekti i ‘minishengenit’ konceptohet si një projekt i bashkëpunimit rajonal, ku Kosova është ‘entitet’ me po të njëjtat të drejta të plota si edhe të tjerët…pra që përfiton nga ‘lëvizja e lirë’ në rajon gjë që deri më sot i ishte refuzuar…Po ashtu duhet pasur parasysh se ky ‘projekt’ do të jetë pjesë integrale e projektit të integrimit në BE…

7. Së shtati, kjo është një marrëveshje, që shtron rrugën për stabilizmin e marrëdhënieve në rajon, por vijimi i së cilës, si për tu zgjeruar apo thelluar, apo mbi të gjitha për tu implementuar, me shumë gjasa do të përfundojë mbi ‘shpatullat e BE’…dhe natyrisht do të kërkojë kohë…optimizëm e pozitivitet…

8. Së fundmi, marrëveshja ka edhe shumë elementë që lexohen apo perceptohen ndryshe nga ‘aktorë të ndryshëm’, më konkretisht optimistët i lexojnë me optimizëm, pesimistët me pesimizëm dhe skeptikët me skepticizëm…ndërkohë që aktualisht ajo duhet të lexohet integralisht e me pozitivitet, kurse në afatgjatë duhet patur parasysh se koha është faktori kryesor dhe i vetëm që mesa duket do të vendosë se kush ka pasur të drejtë…

9. Një gjë është e sigurtë, gjë që e ka shprehur edhe Grenell pas nënshkrimit të marrëveshjeve (sepse thuhet se ka pasur dy marrëveshje, paksa të ndryshme mes tyre, një për kosovarët dhe një për serbët) se ‘europianët duhet të jenë të kënaqur’ dhe se negociatat në të ardhmen do të drejtohen prej tyre…

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Në Serbi, Putini është një “vëlla” dhe Rusia një tjetër viktimë e Perëndimit!

April 4, 2022

Serbia nuk ndalet, Daçiq: 18 njohje ia kemi hequr Kosovës, do të vazhdojmë më tutje!

April 1, 2022

Dekonstruktimi i iluzionit të fqinjësisë së mirë me Serbinë!

March 3, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.