Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

‘Marrëveshja e shekullit’ midis Kosovës, Serbisë dhe Izraelit!

September 13, 2020
9
SHARES
1.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Floriar Arapi

Duke pritur muaj të tërë, që të gjendeshin firmosësit e duhur nga pala kosovare, duke bërë aludimet nga më të ndryshmet, për përmbajtjen e saj, duke dyshuar për influencat e krahëve politik, Trump-Soros, për marrëveshjen, shkëmbimin e kufijve, minishengenin, etj etj, më në fund marrëveshja u firmos.

Shkruan: Floriar Arapi

Politikanët shqiptare, në Kosovë e Shqipëri, garuan për të përshëndetur këtë marrëveshje dhe të marrin meritën sikur ky ishte edhe qëndrimi i tyre, pa marrë parasysh ca qëndrimi kanë pasur realisht, nëse kanë ndonjëherë qëndrim, sepse zakonisht ata janë ekspert për të kuptuar nga anon “i madhi” dhe garojnë gjithësecili për devotshmëri absolute ndaj tij. Përjashtim nga këta politikan bëri Haradinaj, i cili u qëndroi besnik interesave të krishtere dhe evropiane.

Por cfarë ishte kjo marrëveshje ? Kjo marrëveshje u quajt marrëveshje ekonomike, por cfarë ishte përvecse marrëveshje ekonomike ndërmjet dy vendeve ?

Po rendis palët apo aktorët kryesorë marrëveshje dhe ato jashtë saj, me përfitimet dhe humbjet e tyre, sipas këndvështrimit tim :

Aktori kryesor është Trump, ai duket të jetë edhe përfituesi kryesor i kësaj marrëveshje. Trump është politikan biznesmen, pragmatik, që është i prirur ti zgjidhë mosmarrëveshjet me kompromise dhe me para, si dhe me ulje-rritje çmimi. Kjo në fakt ishte një marrëveshje ndërmjet Trump dhe Serbisë, ku ishte thirrur një kryeminstër nga Kosova që merr përsipër të firmos, pa lexuar përmbajtjen. Trump është në fushatë elektorale në SHBA dhe kjo i duhet ta paraqes si një arritje e madhe në fushën diplomatike, duke avancuar zgjidhjen e nje mosmarrëveshje të rëndësishme dhe duke treguar pompozitet qoftë edhe vizualisht, duke i paraqitur palët ( Serbi Kosovë) si hyzmeqarët e tij, që i ka thirrur ne zyrë për ti urdhëruar që ti japin fund sherrit. Kjo marrëveshje i duhet gjithashtu Trump, për të marrë mbështetjen nga lobi izraelit në SHBA.

Pala tjetër e drejpërdrejt në marrëveshje është Serbia. Çfarë përfiton Serbia nga kjo marrëveshje dhe pse presidenti serb pranoi të nëpërkëmbet nga Trump, me gjeste diplomatike, sepse kryeministri kosovar anonim, nuk e ka aspak shqetësim atë gjë. Serbia e di që Kosovën e ka çështje te humbur dhe përpiqet ta hedhi në tavolinë gjithmonë për të përfituar ç’të mundet, financiarisht apo edhe politikisht kur ti vij rasti. Rasti në fjalë është rasti i radhës për të përfituar ç’të mundet ! 1. Në këtë marrëveshje ajo përfiton ringritjen e një forme të një Jugosllavie ekonomike, ku kuptohet qartë që në një bashkim ndërmjet disa të vegjëlve dhe një të madhi, ai që përfiton ekonomikisht është i madhi. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, nuk kanë aspak kapacitete konkuruese me Serbinë. 2. Serbia përfiton ëndrrën shekullore për dalje në detin e Shqipërisë, nëse kjo marrëveshje realizohet. 3. Perfiton disa miliarda dollarë investime që janë dhe këto një “dorë e mirë” përvec përfitimeve kryesore.

Izraeli, është pala e tretë në marrëveshje, pas Trumpit dhe Serbisë. 1. Izraeli avancon axhendën e tij, në pushtimin e qytetit të shenjtë, Jeruzalemit, nga palestinezët muslimanë dhe të krishterë. 2. Ai i paraqet vendeve arabe si Arabia Saudite etj, preçedentin e një vendi me shumicë muslimane të njohjes si shtet dhe njohjes së pushtimit të Jeruzalemit. 3. Përfiton vendin e parë evropian Serbinë dhe vendin e parë musliman Kosovën që njohin dhe miratojnë pushtimin e Jeruzalemit. 4. Përfiton klasifikimin e Hizbullahut si organizate terroriste.

Palë tjetër është SHBA, e parë si shtet: 1. SHBA i jep Serbisë minishengenin ose Jugosllavinë e re, për ta larguar nga Rusia, pra përfiton nje aleat. 2. Vazhdon avancon axhendën e saj ndërkombëtare për të ndalur me ligj blerjen nga Kina të produkteve teknologjike, konkretisht antenat 5G.

Palë tjetër e prekur nga kjo marrëveshje është Palestina dhe bota islame. Në fakt kjo marrëveshje duket të jetë pjesë e marrveshjes së trumpetuar si “marrëveshja e shekullit“ për të cilën Trump është investuar shumë, por që gjasat të jetë e sukseshme janë shumë të pakta. Kjo duket edhe nga vendet nga të cilat ka ngelur Trump për të gjetur mbështetje për këtë, duke qenë se masivisht vendet kryesore botërore janë kundër atëherë i ka ngelur të marrë mbështetjen e Kosovës për këtë gjë, kurse përsa i përket Serbisë dyshoj nëse ajo do ta miratoj në parlament kalimin e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Kjo dukej edhe nga çuditja që shfaqi Vuçiç, kur Trump përmendi që ambasada e Serbise në Izrael do të kaloj ne Jeruzalem.

Palë tjetër e prekur nga kjo marrëveshje është Evropa dhe bota e krishterë. Për të krishterët Jeruzalemi është qytet i shenjtë dhe nuk do donin që ai të kalojë në duart e Izraelit. Për këtë, në përgjithësi Evropa dhe bota e krishterë kanë qenë kundër bërjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit dhe kundër kësaj marrveshjeje. Në fakt nga përmbajtja që doli më në fund në skenë, kuptohet që kjo nuk është një marrveshje për Kosovën, por një marrëveshje për Izraelin dhe mbase kjo ka qenë ka qenë arsyeja, pse që në fillim Evropa ka qenë kundër. Qëndrim i Haradinajt, si një i katolik besnik, ishte i vetmi qëndrim kundër i hapur, ndër politikanët shqiptarë.

Palë tjetër në këtë marrëveshje është edhe Kosova, megjithëse ne titull është marrëveshje për Kosovën, për sa i përket rëndësisë në marrëveshje duket të jetë në fund. Në thelb marrëveshjet kryhen ndërmjet shteteve, pra indirekt, Serbia megjithëse nuk e njeh Kosovën de jure, kryen me të marrëveshje që do të thotë de fakto ajo e pranon Kosovën si shtet. Kjo pikë e pashprehur, duket te jetë e para dhe e fundit pikë që Kosova ka perfituar nga kjo marrëveshje. Jashtë kësaj pike që nuk ishte pikë e marrëveshjes, pikat e tjera mendoj qe ishin në disfavor te saj.1. Bashkëpunimi me Serbinë bën që Kosova të rris varësinë nga Serbia, pra shkurt Kosova fiton një herë kurse Serbia 10 herë. Bashkëpunimin ekonomik dhe infrastrukturor, Kosova duhet ta zhvilloj maksimalisht me Shqipërinë, për aq sa mundet. 2. Minishengeni është projekt i rrezikshëm, ku Kosova humbet nga pavarsia e saj. 3. Kosova humbet marrdhëniet e mira me shumë vende në Evropë dhe në botën Islame dhe me gjerë, duke miratur pushtimin izraelit te Jeruzalemit. Nuk i takon Kosovës te mbroj kauza të padrejta pushtimi, kur ka vuajtur për nje shekull të tërë pushtimin serb. 4. Edhe në pikat e tjera, Kosova nuk fiton asgjë, psh nëse homoseksualizmi kriminalizohet apo dekriminalizohet ne vende të ndryshme të botës, apo Hizbullahu në Liban etj.

Të gjitha këto, bëjnë të duket qartë se kjo, nuk ishte një marrëveshje për Kosovën, por një marrëveshje personale për Trump dhe Izraelin si pjesë e të ashtëquajturës “marrveshja e shekullit” për të cilën Trump joshi Serbinë me favore ekonomike dhe politike në kurriz të Kosovës dhe Shqipërisë, për të marrë mbështetjen e saj në lidhje me pushtimin izraelit të Jeruzalemit. Minishengeni ose ndryshe Jugosllavia e Re apo marrja e një porti në Shqipëri nga Serbia, janë humbje pavarsie e Kosoves dhe e Shqiperise por dhe njëhereshi, mbyllje e kapitullit për antarësim ne BE, të paktën për këto 50 vjet që vijnë. Pse duhet te bëjmë ne një miniBE apo mini shengen, apo mini Jugosllavi, kur ne presim së shpejt të jemi ne BE ! Ose do të thotë që antarësimi ne BE është një ëndërr dhe premtim bosh.

Shqiptarët duhet të mësojnë që fillimisht te mbrojnë interesat e tyre dhe të drejtën ndërmjet kombeve dhe tokën e tyre mos ta bëjnë pjesë të pazareve te miqve, se mund të ndodh te jetë ne krye nje mik pazarxhi i keq, që nuk i dhimbsen aspak toka dhe shtëpia e shqiptarëve, e shet dhe shqiptareve nuk u jep asgjë. Shpresoj që parlamenti i Kosovës mos ta ratifikoj këtë marrëveshje. Shqipëria dhe Kosova nuk janë për tu shitur dhe nuk duhet të jenë pjesë e marrëveshjes së shekullit në Palestinë

ShareTweet

Related Posts

Pse deri më sot askush nuk arriti t’i rendis shkaqet pse Kosova qe 15 shekuj nuk rahatohet!

September 19, 2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

July 5, 2022

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

June 7, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.