Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratik e Kosovës (LDK), janë takuar fshehurazi në Prapashticë, ku pjesë e këtij takimi padyshim që janë edhe krerët e partive, Kurti e Mustafa, transmeton Gazeta Metro.
Nga burime të sigurta mësohet se qysh para disa orësh në shtëpinë e Isa Mustafës janë mbledhur dy subjektet politike, bashkë me krerët e tyre, Mustafën dhe Kurtin, duke negociuar për një marrëveshje përfundimtare, si përpjekje e fundit e tyre.
Nuk dihet nëse LDK’ja do të dorëzohet sonte përballë presionit publik të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka bërë përpjekje që ta dominoi tërë debatin rreth negociatave të tyre.
Në rast se arrihet një koalicion në mes këtyre dy partive sot, lirisht mund të quhet edhe ‘koalicion i territ’, ashtu siç e quante dikur Vetëvendosje koalicionin PAN.
‘Koalicion i territ’ mund të quhet sepse marrëveshja po tentohet të arrihet natën dhe larg mediave e opinionit publik.