
Ramush Haradinaj ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat mes Kosovës e Serbisë.
Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se e përkrahë marrëveshjen, ndërsa ka thënë se tani është e nevojshme marrëveshja e madhe, njohja e ndërsjellë mes dy shteteve.
“Përshëndes Richard Grenell dhe vizionin e tij në lehtësimin efektiv të normalizimit funksional të hekurudhave dhe autostradave që lidhin Kosovën me Serbinë. Tani është e nevojshme marrëveshja e madhe, njohja e ndërsjellë mes dy shteteve, e theksuar në dy letrat e vitit të kaluar” shkruan Haradinaj në Twitter.