Manchester City ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Chelseat në derbin e javës së 13-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat pas humbjes nga Liverpoolit, pasi ka triumfuar me rikthim ndaj Chelseat.
Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, të cilët arritën të shënojnë edhe gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 21 minutave lojë dhe ishte N’Golo Kante, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të bukur nga Mateo Kovacic.
Kante hapi serinë e golave (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)
City arriti të kthehet në lojë duke shënuar dy herë, fillimisht me anë të Kevin de Bruyne (29′) për 1-1, ndërsa Riyad Mahrez (37′) shënoi gol të bukur për 2-1.
Në pjesën e dytë, ekipi i Frank Lampard u mundua shumë me anë të disa rasteve të gjej golin e barazimit, por Qytetarët arritën të mbahen mirë dhe në fund të shënojnë edhe një gol.
Ishte Raheem Sterling (90+), i cili shënoi pas asistimit të Mahrez për 3-1, por goli u anulua nga VAR-i dhe ndeshja përfundoi 2-1.
Mahrez shënoi golin e fitores (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)
Pas kësaj fitore, City ngjitet në pozitën e tretë me 28 pikë apo nëntë më pak se Liverpooli lider, ndërsa Chelsea renditet i katërti me 26 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blutë e presin në shtëpi West Hamin, ndërsa City udhëton te Newcastle. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post