Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Magjistari i demaskuar i politikës – Sebastian Kurz!

October 14, 2021
5
SHARES
1.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Super i afti” kështu e quanin të riun Sebastian Kurz që si 31 vjeç u bë kancelar i Asutrisë. Politikani që u tregoi konservatorëve evropianë si mund të fitohen zgjedhjet, që bënte politikë në skajin e djathtë dhe megjithatë ishte i pranueshëm.

Shkruan: Barbara Wesel

Populizëm me humorin tipik vjenez deri aty ku mbaronin kufijtë e së lejuarës – kjo dukej receta e veçantë e tij. Me pak nxitje zyrtare kundër të huajve e me një copë të mirë retorike të majtë, ai mbeti gjithmonë djali shembullor i politikës, i kurorëzuar me një sukses gati magjik tek votuesit.

Tani, në konstruktin plot shkëlqim të Sebastian Kurzit kanë filluar të çarat. Prokuroria e Posaçme për Luftimin e Korrupsionit e akuzon atë për ryshfet, korrupsion dhe shpërdorim.

Në këtë kombinim tresh të pafat të pazarllëqeve politike, fshihet edhe një vepër penale që seriozisht e vë në pikëpyetje mitin e Kurzit: ende si ministër, kancelari i mëvnoshëm, sipas akuzave, ka manipuluar sondazhet, ka zbukuruar rezultatin e tij dhe gjithë këtë e ka mbështetur me media bulevardeske përkrahëse kundrejt parave. Shkurt, kur në vitet e kaluara të ngjitjes së tij të pandalshme publikoheshin kryetituj që e përcaktonin Kurzin si kancelarin më të preferuar të të gjitha kohërave, atëherë me gjasë besnikët e tij kishin manipuluar shifrat. E gjitha financohej nga paratë publike. Kjo është akuza. Në mënyrën e veprimit me mediat sundonte motoja: Kush paguan, merr. Në gazeta publikoheshin reklama të shtrenjta nga sipërmarrjet shtetërore dhe si shpërblim kancelarit i ofrohej raportim pozitiv.

Tani po duket se ylli kaq shkëlqyes i politikës austriake, ngjitjen e tij lart e ka ndihmuar me mjete të ndaluara ose të dyshimta. Ai e rregulloi imazhin e tij, zhvilloi një sistem të rafinuar të propagandës shtetërore, minoi kështu lirinë e shtypit dhe e paraqiti si vullnet të popullit atë që zyra e tij e komunikimit iu ofronte austriakëve.

Kush kërkon në Austri që të thahet moçali i korrupsionit, bëhet qesharak. Ekonomia e favoreve e miqësive ka traditë të gjatë në këtë vend dhe historia e pasluftës e republikës është tronditur nga një seri skandalesh. Afera për banka, kazino, shoqëri ndërtimi, për armatimin, e gjithmonë bëhej fjalë për pasurim personal apo pazare të dyshimta mes politikës dhe ekonomisë.

Skandali më i fundit para dy viteve ishte afera e Ibicës. Partia populiste e djathtë, FPÖ, partneri i kontestuar i koalicionit të kancelarit Kurz, u demaskua kaq keq si një shoqatë mafioze dhe pa moral, saqë në fund votuesit i kthyen kurrizin. Rrethina politike e Vjenës është e mbuluar me një masë të yndyrshme, dhe çizmet kërcasin me çdo përpjekje për të dalë nga kjo masë, tallen vëzhguesit me xhunglën austriake të favorizimit reciprok. Ndërkohë që minimi i vazhdueshëm i ligjit dhe asaj që quhet ndershmëri në një shtet e gërryen vetë shtetin dhe besimin e qytetarëve. Politika kthehet në një pikë vetëshërbimi. Në këtë zonë moçalore do të ketë gjithmonë pellgje, po nuk duhet opozita të tentojë njëherë të thajë të paktën disa hapësira të korrupsionit sistematik? Ajo kërkon një ligj të ri për mediat, me të cilin do të marrë fund zakoni i keq i korrupsionit përmes reklamave. Me këtë shembull mund të ndryshohen shumë gjëra tek bankat dhe dhënia e tenderëve publikë të administratës.

Me devizën “Koha për diçka të re”, erdhi Sebastian Kurz në vitin 2017 në post. Nëse akuzat e prokurorisë vërtetohen, atëherë ai thjesht ka mishëruar korrupsionin e vjetër me veshje të re. Me vendimin e dorëheqjes ai po ruan pak fytyrën, pas përpjekjes fillestare për të refuzuar dorëheqjen duke përdorur tonin e të pafajshmit të lënduar. Akuzat kundër tij ai sigurisht vazhdon t’i hedhë poshtë.

Austria ka nevojë për lëvizjen “e duarve të pastra”, që e pastrojnë një herë në disa vite stallën në Vjenë. Të paktën ky vend duket se ka prokurorë të guximshëm që hetojnë pavarësisht prestigjit të personit. Ata mund të jenë baza për një rigjenerim politik në vend, të cilin e dëshirojnë qytetarët austriakë. E si kancelar të ardhshëm ata më mirë të zgjedhin një politikan serioz, një madhor me më pak karizmë. Sebastian Kurz si magjistar i politikës është demaskuar plotësisht dhe po del në një vështrim më të afërt si mbreti lakuriq. /DW/

ShareTweet

Related Posts

Austria do ta ndihmojë Kosovën në rimëkëmbje ekonomike!

November 7, 2021

The Economist: Qeveritë rrëzohen, ndërsa BE lufton korrupsionin!

October 12, 2021

Video/ Momenti që po rrënqeth botën: Burri austriak ua shpëtoi jetën një çifti turk gjatë vërshimeve në Austri!

July 18, 2021

Eurodeputeti austriak: Kurti me të drejtë e renditi dialogun si prioritet të katërt!

April 2, 2021

Kurz: Nuk do të ketë pranim të Serbisë në BE, pa normalizimin e raporteve me Kosovën!

January 26, 2021

Gjykata austriake vendos pro mbajtjes së shamisë nëpër shkolla, vendimi i deritanishëm ishte i kundërligjshëm!

December 12, 2020
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.