Pesë të rinj nga Gjakova të mbështetur nga Fondacioni ‘Bonevet’ dhe disa donatorë të tjerë, arritën pas dy vjetëve pune ta ndërtojnë një makinë elektrike.
Ata shpresojnë se projekti i tyre i quajtur “Electric Buggy”, (Makinë Elektrike) do të zgjerohet në të ardhmen me qëllim mbrojtjen e ambientit. Makina është shumë e lehtë dhe nuk bën zhurmë.
Të rinjtë pohuan për Radion Europa e Lirë, se kanë në plan të ndërtojnë disa të tilla dhe në bashkëpunim me komunën e Gjakovës, ta mbyllin Carshinë e vjetër për makinat me benzinë dhe naftë, ndotja e të cilave është e madhe, dhe aty të përdoren vetëm makinat elektrike.
Ata duan që kjo zonë tregtare, e cila është praktikisht zemra ekonomike e Gjakovës, të mbrohet nga ndotja e zhurmat. Projekti nisi në vitin 2017 dhe përfundoi brenda dy vjetësh. Asokohe, nismërtarët e tij ishin 16 dhe 17 vjeç.
Të rinjtë mblodhën pjesët e një makine të vjetër , ndërsa baterinë e motorin e blenë jashtë Kosovës. Ata thonë se dizajni për makinat e tjera do të jetë më ndryshe, duke ardhur me sa duket në përmirësim.
Discussion about this post