
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i 56 mijë e 368 votave nga diaspora.
Sipas të dhënave nga QNR rezultatet e votave të numëruara nga diaspora janë si më poshtë:
LVV – 44,252 vota
PDK – 5,032 vota
LDK – 4,287 vota
AAK – 1,112 vota
NISMA – 438 vota
Pjesa tjetër iu shpërndahet partive tjera.


Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar më parë edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave me kusht, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.
Pas mbledhjes së këtyre rezultateve KQZ do të del me rezultatin përfundimtarë.
Valmir Elezi ka thënë se “KQZ-ja do të shpall të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017”.