Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë tubime të ndryshime me qytetarët si pjesë e fushatës së saj zgjedhore.
Vetëvendosja, fillimisht do të jetë e pranishme në qytetin e Suharekës. Tubimi me qytetarët e kësaj komune do të mbahet brenda ambienteve të Gjimnazit “Jeta e Re”.
Pas këtij tubimi, Vetëvendosja do të mbajë takim me qytetarët e komunës me shumicë serbe, pra Shtërpcës. Ky tubim do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës së këtij qyteti.
Pas takimit në Shtërpcë, Vetëvendosje do të mbajë dy tubime tjera në orën 17:00.
Njëri tubim do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës së Lipjanit ndërsa tjetri në Pejë, ku pritet edhe të merr pjesë Albin Kurti.
Discussion about this post