
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme ankesën me qëllim lejimin e numërimit të të gjitha pakove me fletëvotime nga bashkatdhetarët si dhe hedhjen poshtë të vendimit të PAZP-së.
“Presim që në afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
LVV insiston se fletëvotimet janë dërguar brenda afateve kohore dhe si të tilla duhet të numërohen.
“Rikujtojmë edhe njëherë se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkëatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, përfundon njoftimi i Vetëvendosjes.
PZAP dje ka refuzuar ankesën e LVV-së e cila kërkon që 4 mijë e 639 zarfe me fletëvotimet e ardhura me vonesë nga diaspora të shkojnë për numërim në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post