Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Lutfi Hazirit sërish përballë Avdullah Hotit – Isa Mustafa ka një sygjerim për kryetarin e Gjilanit!

July 8, 2020
4
SHARES
1.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është duke vazhduar kundërshtimet e tij karshi Qeverisë në krye me Avdullah Hotin, që kishin nisur prej kur ai shprehu ambiciet për t’u nonimuar si kryeministër.

Isa Mustafa-Lutfi Haziri

Derisa fillimisht tha se nuk i beson kësaj Qeverie, Haziri dje e ka kritikuar kreun e ekzekutivit për marrje të vendimeve antikushtetuese. I pari i Gjilanit nuk ka folur deri më tani nëse kjo parti ka probleme të brendshme. Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ndërkaq thotë se cilëndo vërejtje Haziri mund ta diskutojë me Armend Zemajn, ministrin e MSH’së, raporton Gazeta Express.

Lutfi Haziri, si shef i shtabit kishte qenë krah i djathtë i Vjosa Osmanit në fushatën për zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Me të njëjtin disponim karshi zgjedhjes së kryeministrit nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri nuk u pa edhe kur partia vendosi që Avdullah Hoti ta zëvendësojë Albin Kurtin në Qeveri.

Me tone të ashpra, numri dy në Lidhjen Demokratike tha se nuk i beson qeverisë në krye me Hotin. Kjo deklaratë e Hazirit, erdhi vetëm pak pasi që ai e kishte konfirmuar për Gazetën Express se ka ambicie për t’u zgjedhur shef qeverie, mirëpo, kishte folur për disa kushte.

“Kohëve të fundit jam më pak i angazhuar, sepse po ndërtohet një qeveri të cilës unë nuk i besoj. Një qeverie që i kam besuar më shumë, nuk arriti suksesshëm me e përballu mandatin”, kishte deklaruar Haziri.

Gazeta Express ka tentuar që të marrë një përgjigje nga Haziri, nëse ka probleme të brendshme brenda LDK’së. Sidoqoftë, deri në momentin e publikimit të lajmit, kreu i Gjilanit nuk ka kthyer përgjigje.

Shefi i LDK’së në anën tjetër thotë se cilëndo vrejtje që mund ta ketë Haziri, mund ta adresojë te kreu i MSH’së, Armend Zemaj.

Në një përgjigje për Gazetën Express, kreu i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ka thënë se masat që i ka marrë qeveria nuk janë vendime apo qëndrime partiake, e se është i informuar se kryeministri Hoti ka komunikuar me kryetarët e komunave për implementimin  e tyre.

“Masat, të cilat i ka ndërmarrë Qeveria, nuk janë vendime apo qëndrime partiake. Kryeministri Hoti, sa jam i informuar, ka komunikuar me të gjithë kryetarët e komunave për implementimin e tyre. Z. Haziri mund të ketë vërejtje, të cilat është mirë ti diskutojë me Ministrin e Shëndetësisë, sepse komunat kanë krijuar një përvojë të mirë në betejën kundër Covid-19”, thotë ai.

Sipas Mustafës, ani pse LDK’ja udhëheq qeverinë, partia nuk preferon që të përfshihet në cështje menaxheriale.

“Edhe pse LDK e drejton Qeverinë, unë nuk preferoj që të involvohemi si parti në çështjet menaxheriale, sepse ato parasë gjithash janë çështje ligjore dhe kushtetuese, për të cilat besoj se Qeveria ka pasur kujdes”, ka thënë ai për Express.

Megjithatë, takimi për të cilin flet Mustafa, i Hotit me kryetarët e Komunave, nuk i ka takuar Hazirin dhe kreun e Qeverisë, pasi që i njëjti ka vendosur që në këtë takim virtual Gjilanin ta përfaqsojë nënkryetari Arbër Ismajli.

Nuk dihet nëse pakënaqësitë e brendshme janë arsyeja pse Haziri nuk mori pjesë në këtë takim, por, që po me kaq tone të ashpëra ai vendosi që të deklarohet edhe dje përmes Facebook’kut.

“Ora policore në mënyrë selektive dhe antikushtetuese, mbyllja e gastronomisë në tanë territorin e Kosovës, moslejimi i dasmave dhe ahengjeve me më shume se 50 persona, janë vendime në panik. Qeveria nuk guxon me vendos në mënyrë të tillë. IKSHP dhe Qeveria duhet te ecin me masa që fillon me një koordinim ndër-institucional më të mirë. Mundemi me i identifiku burimet e infeksioneve dhe me ngulfat përhapjen. Por, vetëm koordinim më i mirë, ndarje e drejtë e përgjegjësive dhe mbikëqyrje rigoroze”, shkroi dje Haziri, duke dhënë edhe disa rekomandime për ekzekutivin.

LDK’ja ka mbajtur një mbledhje të partisë të dielën, por, që nuk është konfirmuar nëse aty janë diskutuar edhe këto deklarata publike të Hazirit.

ShareTweet

Related Posts

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Isa Mustafa sulmon rëndë Vetëvendosjen: Janë mashtruesë, ‘Guxo’ ka mbetur kurkund!

November 16, 2021

Eskalon Valentina Bunjaku e LDK-së: Humbje e madhe për Gjilanin, jo për Lutën!

November 16, 2021

LDK në Gjilan pëson humbje të rëndë, mposhtet Lutfi Haziri, fiton Alban Hyseni!

November 14, 2021

Nevoja e kohës për ta votuar Alban Hysenin në Gjilan!

November 12, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.