Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Lutfi Haziri u jep ‘ders’ partive politike: Leni kushtëzimet, është koha e kompromiseve të mëdha!

December 12, 2020
8
SHARES
1.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Lutfi Haziri

Partia Demokratike e Kosovës  ka kushtëzuar pjesëmarrjen në tryezën ku do të bisedohet për çështjen e Presidentit. Nga kjo parti po thonë se janë në pritje që të merret në konsideratat emri i kandidatit nga PDK-ja për president. Nga LDK-ja thonë se tani nuk është koha e ultimatumeve por e kompromiseve të mëdha, derisa AAK-ja insiston që president të jetë Ramush Haradinaj.

Është bërë më shumë se një muaj qysh kur Kosova ka mbetur pa president. Me shkuarjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, Vjosa Osmani është vënë në këtë pozitë si ushtruese detyre. Por çështja se kush do të jetë pasardhësi i Thaçit është bërë “mollë sherri” në mes të partive politike në vend. Madje kjo çështje duket se do të përçaj edhe koalicionin qeverisë.

Ani se lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është zotuar se do ti ftojë partitë politike në një tryezë diskutimi për këtë çështje, subjektet politike kanë filluar që të vënë kushte për pjesëmarrje.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se janë në pritje të marrjes në konsideratë se presidenti duhet të jetë nga PDK-ja.

“Si Parti Demokratike e Kosovës e kemi thënë sapo jemi ftuar për tu bërë pjesë e këtyre diskutimeve që në momentin që ne ftohemi në këto diskutime presim që të merret në konsideratë emri i presidentit nga radhët e PDK-së”, është shprehur Deliu Kodra dje.

Ndaj kësaj deklarate i ashpër është treguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Ai tha për Express  se tani nuk është koha e kushtëzimeve por e kompromiseve të mëdha.

“Tryeza e partive politike nuk mund të mbahet nën kushtëzime. Tryeza e partive politike bëhet pa kushte ku të gjithë liderët e partive politike dakordohen dhe ulen që të bisedojnë. Nuk mund të ketë dialog të brendshëm me kushtëzime. Nëse PDK-ja kërkon për një emër, AAK-ja e ka një emër të saj, partia e tretë nuk ka emër, partia e katërt mundet me pas një emër kështu që nuk është koha e ultimatumeve por është koha e kompromiseve të mëdha”, ka thënë ai.

Në ndërkohë të vetmit që po insistojnë me ngulm që lideri i tyre të jetë president, janë anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Anëtari i kryesisë së kësaj partie Rasim Selmanaj ka thënë se Ramush Haradinaj është emri i vetëm që kjo parti e njeh për president.

“Ne e kemi edhe qëndrimin edhe propozimin tonë që Ramush Haradinaj të jetë president i vendit. Jemi të gatshëm që me biseduar për këtë temë. Ne po presim që të reflektojnë partitë e tjera politike dhe mbetet të shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë Selmanaj për Express.

Kujtojmë që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga pozita e tij si president, pasi që u njoftua se është akuzuar për krime lufte.

Sipas Kushtetutës detyrën e presidentit është duke e ushtruar, kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Ajo ka të drejtë që këtë detyrë ta ushtrojë për gjashtë muaj.

ShareTweet

Related Posts

Eskalon Valentina Bunjaku e LDK-së: Humbje e madhe për Gjilanin, jo për Lutën!

November 16, 2021

LDK në Gjilan pëson humbje të rëndë, mposhtet Lutfi Haziri, fiton Alban Hyseni!

November 14, 2021

Nevoja e kohës për ta votuar Alban Hysenin në Gjilan!

November 12, 2021

Albin Kurti përkrah fuqishëm Alban Hysenin: Këtu në Gjilan, për besë, edhe keni kë e hekni edhe keni kë e bini!

November 2, 2021

Eskalon Lutfi Haziri: Mbyllja e kafiterive është presion ndaj ekonomisë dhe biznesit në Gjilan!

October 31, 2021

Pas pritjes masovike që i bëhet tek Dheu i Bardhë, Lutfi Haziri – banorëve të lagjes: Njëmijë herë ju faleminderit!

October 30, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.