
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka lëshuar një deklaratë të papritur duke thënë se nuk i beson Qeverisë Hoti.
Ani pse Haziri vjen nga e njëjta parti, ai po thotë se nuk i beson Qeverisë Hoti, sipas tij Qeverisë që i besoi e që ishte Kurti nuk arriti suksesshëm me e përballu mandatin.
“Kohëve të fundit jam më pak i angazhuar, sepse po ndërtohet një qeveri të cilës unë nuk i besoj. Një qeverie që i kam besuar më shumë, nuk arriti suksesshëm me e përballu mandatin”, ka thënë Haziri.
Haziri ka thënë se kjo është bindje e tij dhe guxim i tij politik që e thotë para çdo personi, ai po thotë se është lojal në vendime dhe respekton vendimet e shumicës.
“Kjo është bindja ime dhe ky është guximi im politik që ta them para secilit nivel, para secilit qytetar dhe para secilit lider, sepse besimin tim politik nuk mund të ma ndalojë askush. Unë jam lojal në vendime, respektoj vendimet e shumicës, angazhohem për aq sa më kërkojnë me u angazhu, por kjo është bindja ime dhe natyrisht nuk ka nevojë Nuk ka nevojë Gjilani me pas raporte armiqësore me kryeministra dhe as me ministra, sepse ne jemi të varur nga vendimet e tyre”, ka deklaruar Haziri për Mediafokus.info.
Kujtojmë se të mërkurën do votohet në Kuvendin e Kosovë Qeveria Hoti.