Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjjilanit, Lutfi Haziri sot mbush 50 vjet.
Ai këtë ditëlindje jubilare po e feston me gruan e tij dhe mes miqsh kryesisht nga LDK-ja.
E ftuar në këtë eveniment është edhe bashkë-partiakja e tij Vjosa Osmani. Anëtari i LDK-së Barjam Gecaj publikoi një fotografi në Facebook ku shihen se po kalojnë momente të këndshme.
“Urime 50-vjetori miku ynë Lutë!”, shkroi ai krahas fotos.
Muaj më parë është folur për prishje raportesh me Osmanit dhe Hazirit, mirëpo një gjë e tillë u mohua nga të dy. Ata thanë se kanë pasur mos-pajtueshmëri për çështje të caktuara siç është ndryshimi i kufijve, mirëpo sipas tyre një gjë e tillë është tejkaluar dhe tani kanë raporte të mira.
Discussion about this post