Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Lumir Abdixhiku ‘kukulla’ e Isa Mustafës për kryetar të LDK-së?

March 3, 2021
23
SHARES
2.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Lumir Abdixhiku

Kanë mbetur më pak se dy javë deri në zgjedhjen e një kryetari të ri të LDK-së.

Zhvillimet brenda kësaj partie nuk kanë të ndalur. Edhe pse zyrtarisht vetëm Anton Quni e ka bërë publike kandidaturën për të marr pozitën e të parit të partisë. Lutfi Haziri, Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku po përfliten gjithashtu si kandidatët e mundshëm për këtë post.

Dorëheqja e Isa Mustafës bëri që tani hapur të dalin ‘Brezi i Republikës’ të kërkojnë që partinë ta marrin në dorë ata.

Lumir Abdixhiku nuk e ka fshehur asnjëherë që një ditë edhe mund të kërkojë që t’i besohet drejtimi i partisë.

Si duket tani e ka më së lehti ta bëjë këtë, kur dihet që Vjosa Osmani është jashtë partisë.

Nëse kthehemi në të kaluarën do të shohim se si Lumir Abdixhiku iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës vetëm një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2017.

Ishte përpjekja e tij e parë direkte në politikë mirëpo, falë së kaluarës së tij në shoqërinë civile për shumë vjet dhe nevojës për prurje të reja brenda LDK-së, Abdixhiku arriti të fitojë plot 29 mijë vota nga elektorati i LDK-së-ndër pesë deputetët më të votuar të partisë.

Abdixhiku është krenar me LDK-në dhe të kaluarën e saj, traditën dhe historinë që ka LDK-ja.

Ai thoshte se beson fuqishëm se gjenerata e re nuk duhet ta luftojë të vjetrën, por të ecin në një rrugëtim të përbashkët.

Se këtë që e tha, e aplikoi në të vërtetë, u dëshmua kur pasi nuk pranoi detyrën si ministër në qeverinë Hoti, pas shkarkimit të asaj Kurti, ai zgjodhi heshtjen.

 Nuk bëri asnjë paraqitje publike edhe atëherë kur nga LDK u shkarkua Vjosa Osmani, që në zgjedhjet e 2019 u panë çdo vend bashkë. Madje nuk foli për asnjë moment as për punën e qeverisë Hoti.

Tek tani ai zgjodhi të thyen heshtjen e të flas për gjendjen në LDK, e të lëvizë gurët për t’i hyrë garës zgjedhore.

Kandidatura e Abdixhikut për kryetar nga analisti Astrit Gashi po shihet se prapa saj fshihet Isa Mustafa.

“Unë mendoj që pas tij qëndron Isa Mustafa është një kandidat i ri e që është Lumir Abdixhiku. Dhe struktura e vjetër e LDK-së është prapa Lumirit, unë e shoh si dorë e fshehur. Këtë po e them bazuar në analizimin e gjitha ngjarjeve politike dhe ecurisë së Abdixhikut.  Isa dhe Lumiri kanë të përbashkët Riinvestin e shumë gjëra të tjera. Propaganda në media që do e përkrahin një të vjetër është rren, sepse ai po i bën teren Lumirit” u shpreh Gashi.

Emri tjetër i njohur  për opinionin, Lutfi Haziri ka kohë që ka filluar punën me strukturat e LDK-së për t’i grumbulluar votat në momentin që mbahen zgjedhjet brenda partisë për të marr postin  kryetarit.

Madje Haziri kishte synime për këtë pozitë edhe në 2019-tën, por në momentin e fundit u tërhiq dhe u bë sërish Mustafa.

Tani kur partia më e vjetër ka pësuar debaklin më të madh në gjithë historinë e saj, të gjithë po kërkojnë një emër të ri e që do të bënte reforma të thella strukturore e jo një si Haziri që është aty më me shumë se dy dekada.

Kujtim Shala, një emër tjetër mjaft i përfolur në audiencën e gjerë që gëzon respekt në elektoratin e LDK-së dhe vet kolegëve të tij. Por përkundër që emri i tij flitet si kandidati më i kërkuar për të udhëhequr LDK-në, ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta marr këtë përgjegjësi në duar. Edhe pse në media hapur Haziri e Hoti kanë dalë në mbështetje të tij.

Se ka ardhur koha që LDK-në ta marr në duar brezi i ri, e thotë edhe njëri nga anëtarët e saj, njëherit ish këshilltar i Avdullah Hotit, Visar Berisha.

Ai thotë se LDK-ja nuk duhet t’i besojë atij personi i cili ka tentuar ta shkel Kushtetutën e Kosovës, duke aluduar në Lutfi Hazirin.

“LDK-ja ka përmbyll një cikël të vet zhvillimit, dhe duhet me e hap një cikël të ri, që është shtetndërtimi, unë mendoj që duhet emra të ri. Nuk duhet të përkrahim po ashtu edhe ata të cilët kanë vese recidiviste në kuptim të shkeljeve ndaj Kushtetutës të vendit. Kush janë ata që në mënyrë recidiviste, kanë shpreh ambicie që të preket kushtetuta e vendit. Nuk mund t’i besohet LDK-ja, atij personi që e sheh këtë shtet është jo i përhershëm, nuk mund të shkojë LDK-ja pas një projekti të tillë. LDK-ja duhet të shkojë pas një mentaliteti të ri”, tha Berisha.

Se LDK duhet të bëjë reforma jo vetëm me emrin e kryetarit por edhe të strukturave e thotë edhe profesorin, Bujar Dugolli.

Ai në një prononcim për Syri.net Kosovën, thotë se LDK-ja ka është degraduar nga disa persona që kanë qëndruar aty për më shumë se dy dekada.

“LDK-ja që nga vdekja e Ibrahim Rugovës, ka pësuar në vazhdimësi humbje dhe rezultate jo të kënaqshme. Shto këto zgjedhje të fundit, kanë treguar që duhet të bëjë reforma të thella. Unë jam pro çdo ndryshimi në çdo parti e jo vetëm në LDK. Mirëpo në këtë rast, LDK-ja duhet të bëjë ndryshime në gjenezë, në struktura e jo vetëm të bëjë ndërrimin e kryetarit.  Për mendimin tim brenda kësaj partie ka persona që edhe kanë dëmtuar LDK me qëndrimin e tyre aty për shumë dekada, me qenë tepër i suksesshëm edhe do u mërzitësh popullit e lërë më me skandale të ndryshme e degradim të partisë” – tha Dugolli.

Se gara për të parin e LDK-së po del të jetë shumë e nxehet kjo tashmë dihet kur për brenda LDK-së saher ka kuvende zgjedhore, anëtarësia ndahet në dysh.

Ky subjekt në vazhdimësi është thirrur që në radhët e saj ka kuadro premtues për të ardhmen e vendit por në fund, gjithmonë në kryesi ka zënë vend garda e vjetër.

Sipas statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në ditën që vendoset se do të emërohen strukturat e reja të subjektit, mblidhen në Kuvend zgjedhor delegatët e partisë.

Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit, në këtë rast Isa Mustafa, mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.

Në këtë mënyrë nëse të pranishëm në sallë janë 355 delegatë, atëherë duhet që një kandidat të marrë 50 për qind plus 1 të votave të totalit të delegatëve.

ShareTweet

Related Posts

Ja cili është politikani kosovar me i ndjekur në Facebook, po Kurti, i sati radhitet!

January 13, 2022

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Përparim Rama e pranon botërisht: Kam la enë në Londër!

November 17, 2021

Isa Mustafa sulmon rëndë Vetëvendosjen: Janë mashtruesë, ‘Guxo’ ka mbetur kurkund!

November 16, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.