Ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka urdhëruar që të pastrohen të gjitha rrugët pas reshjeve të mëdha të borës.
Përmes një shkrimi nërrjetin social Facebook, ai ka apeluar që gjithashtu kujdes në vozitje.
“Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren me përpjekje të shtuara”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë i Abdixhikut:
Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë.
Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren me përpjekje të shtuara.