Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

‘Lugatët’ islamofobë janë gritur kundër shamisë, mbulesën islame e quajnë akt terrorizmi, në lojë është edhe zyrtari i MASHT-it!

July 1, 2022
8
SHARES
1.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditëve të fundit një avokat i njohur i Kosovës ka filluar të sulmojë pamëshirshëm shaminë. Gratë e mbuluara i konsideron shqetësim dhe rrezik pë Kosovën. Andaj nuk hesht së shkruari kundër mbulesës islame.

Por ky avokat as nuk është i vetmi, e as i pari.

Këtij sulmi mbi shaminë i është bashkangjitur edhe një zyrtar i MASHT-it që paguhet nga taksat e qytetarëve të këtij vendi.

Lajmi se një mori vajzash kanë vendosur mbulesën islame i pengoi zyrtarit të lartë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Agim Krasniqi.

Madje, ai vendosi që këtë ta shfaqë edhe përmes komentit në një postim në faqen e Facebook-ut,  “Kur’ani – Mrekullitë e Kur’anit”.

“Mjerim, armiqtë e shqiptarëve janë të fuqishëm dhe të shumtë” – kështu ka komentuar Krasniqi.

Komenti në Facebook nga zyrtari i lartë i MASHTI-t, Agim Krasniqi

I kontaktuar nga SHQIP.com, Krasniqi ka thënë se është ndjerë keq kur ka parë disa vajza, sipas tij të mitura, të cilat vlerëson se me imponim kanë vënë mbulesën islame.

“Një koment e kam bërë në një postim, më ka bërë përshtypje disa vajza të mitura i kishin mbuluar me shami edhe unë e bëra një koment të thjeshtë, diçka shkruajta mjerim apo kështu diçka edhe e kanë keqpërdorë”.

Ai pretendon se vajzat janë duke u manipuluar e keqpërdorur.

“Janë të mitura, janë pre e manipulatorëve, matrapazëve që nuk e njohin funksionimin e shoqërisë dhe shtetit. Nuk i njohin parimet fetare, parimet e besimit dhe manipulohen nga matrapazët të cilët janë duke punuar me të madhe që shoqërinë kosovare ta bëjnë vegël të tyre dhe kjo është e vërteta”, tha ai për SHQIP.com.

Në rrjetet sociale rrodhën edhe transkripte të bisedave në mesazhe private mes Krasniqit dhe Stela Agalliut – grua e mbuluar e cila pretendon se është sharë e ofenduar nga zyrtari i MASHTI-it.

Mesazhi i dërguar nga zyrtari i lartë i MASHTI-t, Agim Krasniqi
Transkripti nga biseda e zhvilluar mes zyrtarit të lartë të MASHTI-t, Agim Krasniqi dhe Stela Agalliu.

Agalliu tha për SHQIP.com se Krasniqi i bën fajtore gratë me mbulesë për mos anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Ai më tha se ne nuk po hyjmë në BE sepse hixhabi juaj përfaqëson terrorrizmin dhe se duhet të të vijë turp që shpërndan statuse rreth hixhabit”, rrëfeu ajo.

Agalliu madje paralajmëroi se këtë çështje do ta drejton tek organet e drejtësisë në Romë të Italisë.

E këtë bisedë Krasniqi e mohon ta ketë bërë me Agalliun.

“Nuk është e vërtetë, natyra ime nuk lejon me ofendu. Ajo më thirri u prezantua dhe në asnjë moment nuk e kam ofenduar. Uroj të nxjerrët biseda sepse kam qenë shumë korrekt. Dhe jam korrekt sepse jam figurë publike”, u shpreh ai.

Madje, Krasniqi bëri thirrje që shteti të reagojë ndaj këtyre rasteve ndërsa ngritë dyshime se mund të jetë “agjendë me konotacione më të gjëra”.

Krasniqi përveç se është zyrtar i lartë në MASHTI ai është edhe sekretar në Institutin Shqiptar për Gjeopolitikë.

Ai ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në vitin 2021 nga koalicioni NISMA-AKR-PD.

Theksojmë se 96 për qind e popullsisë së Kosovës janë myslimanë, të krishterë ortodoksë 1.5% dhe katolikët janë 2.2% në bazë të regjistrimit të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Islami është feja dominuese e shpallur nga popullsia etnike shqiptare e Kosovës, boshnjak, goran dhe turk, dhe romë, ashkali dhe egjiptian.

Megjithatë, Kosova bazuar në Kushtetutë është shtet laik.

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.