Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Luftë e re gjeopolitike në Mesdheun Lindor!

September 13, 2020
7
SHARES
2.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Murat Yesiltas

Zhvillimet e javëve të fundit në Mesdheun Lindor kanë siguruar që të shfaqet një tablo më e qartë e përpjekjeve gjeopolitike në rajonin e përbërë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut (MENA).

Shkruan: Murat YEŞİLTAŞ

Ky rajon që mund të cilësohet si një hapësirë gjeografike e super përpjekjes gjeopolitike, padyshim që në periudhën e ardhshme do të jetë një nga rajonet ku do të ketë një konkurrencë intensive me shumë aktorë.  

Zhvillimet e javëve të fundit në Mesdheun Lindor do të vazhdojnë si një fraksion i rivalitetit gjeopolitik që jetohet në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), si anëtare të natyrshme të Egjiptit dhe Izraelit në rajonin Levant (është një përkufizim historiko-kulturor për një rajon që përfshin një hapësirë të gjerë gjeografike në brigjet e Mesdheut por pa kufij të përcaktuar) janë aktualisht të përfshira në rivalitetin në Mesdhe.  

Qëllimi në thelbin e këtij fronti është rrethimi dhe kufizimi i Turqisë. Në këtë pikë vendet në fjalë kanë krijuar një aleancë të re me Greqinë dhe palën greko-qipriote. Për këtë mund të tregohet si shembull stërvitja e zhvilluar kohët e fundit Greqi-EBA

Edhe qëllimi kryesor i këtij blloku është rrethimi dhe kufizimi i Turqisë. Rrethimi nënkupton vënin në zbatim të politikave që do të ngushtojnë hapësirën operative të Turqisë nga ana e bllokut gjeopolitik kundër Turqisë. Kurse kufizimi mund të përkufizohet si reduktimi në minimum të ndikimit ushtarak të Turqisë duke ekuilibruar fuqinë e saj ushtarake.

Një prej elementëve të parë të rrethimit është krijimi i një koalicioni ndërkombëtar për të ekuilibruar Turqinë. Në këtë kontekst, në median greke Turqia krahasohet me Bashkimin Sovjetik gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Kurse faza e dytë e rrethimit përbëhet nga përpjekja gjeopolitike dhe gjeoekonomike me masë në Mesdhe. Në këtë pikë veprimtaritë e Turqisë në aspektin e Libisë dhe Mesdheut janë burimi i parë i shqetësimit (për vendet e sipërpërmendura).

Në aleancën e krijuar për të rrethuar Turqinë, Greqia është koka ndërsa Franca, me hapat e saj agresive shfaqet si një aktor që kërkon të gjejë vend (në këtë çështje). Përpjekja e Macronit për të zënë vend në Levante duhet parë si një hap i hedhur në këtë drejtim. Për të mbushur vakumin e krijuar në Evropë, Franca përdor fuqinë e vjetër dh duke u nisur që aty kërkon të përfitojë një pozicion të ri përballë Gjermanisë.

Kurse Greqia vepron me arsye shumë të thjeshta. Duke lënë mënjanë strategjinë “ideologjike” helenistike në të cilën ka vendosur në qendër Turqinë, Greqia tregton veten si një pjesë e koalicionit të shumëanshëm për të mos qenë e vetme përballë Turqisë. Kjo është arsyeja pse “i shkel vazhdimisht syrin” Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit, Francës e Arabisë Saudite. Sepse një skenar ku ajo mbetet vetëm përballë Turqisë bëhet shkak për të nxjerrë nj shesh përsëri frikën e thellë të Greqisë.

Kurse strategjia e kufizimit mbart në vetvete elementet ushtarake. Në këtë aspekt është shumë e qartë se bashkëpunimi Amerikë-Greqi në fushën e mbrojtjes përmban qëllimin e ekuilibrimit të Turqisë në anën ushtarake. Në këtë kuadër vlen të radhiten hapat e hedhura kohët e fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zhvillime të tilla si modernizimi i bazës ushtarake “Souda” në Kretë të Greqisë, rinovimi i aeroportit në Larisa, rritja e kapacitetit të bazës ajrore “Stefanovikeio”, modernizimi i portit në Dedeagaç (Aleksandropolis), janë disa prej hapave më të rëndësishme në këtë aspekt.

Nga ana tjetër elemente të tilla si sinjalizimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për furnizimin e Greqisë me avionë F-35, marrja e Greqisë nga Franca të 18 (8 të dhuruar) avionëve luftarakë Rafaele, zënë vend ndër veprimet për ekuilibrimin e Turqisë.  

Nga ana tjetër kësaj liste i duhet shtuar edhe fakti se administrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi se kanë hequr embargon e armëve ndaj palës greko-qipriote. Por tani për tani nuk pritet që Amerika të sigurojë armë të rënda për Qipron e Jugut, pasi të gjithë e dinë se një hap i tillë nënkupton se humb (prish marrëdhëniet) Turqinë dhe vë në jetë alternativën turke mbi Qipron. Për këtë vlen të rikujtohet kriza e vitit 1997. Kur administrata greko-qipriote kërkoi të marrë sisteme S-300 nga Rusia, si rezultat i nxjerrjes së kartës turke njëherësh edhe për bllokim, edhe për ndërhyrje, pala greko-qipriote u detyrua t’ia japë Greqisë këto sisteme (raketa).

Rrethimi dhe kufizimi i Turqisë tani për tani është një projekt politik. Vënia në jetë e këtij projekti do të dëmtojë më shumë NATO-n. Në këtë aspekt Mesdheu Lindor është kthyer në një prej fushave më të rëndësishme të testimit. Mesdheu Lindor këtej e tutje do të bëhet shpesh herë skenë e tensioneve gjeopolitike, gjeoekonomike  dhe ushtarake. Në këtë tension do të fitojë ai që është i vendosur dhe i duruar.    

*Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

ShareTweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me fjalë të përzgjedhura për ambasadorin William Wallker!

Lidhja ime me Turqinë dhe raportet e mia me Erdoganin!

October 21, 2022

Ambasadori i Republikës së Turkiye Çağrı Sakar, viziton Mustafë Bajramin në shtëpinë e tij!

September 4, 2022

Mustafë Bajrami/ Sondazhet e fundit: Erdogan lideri politik më i pëlqyer në Turqi, AKP prinë para partive tjera!

August 6, 2022

Fuqia diplomatike e Turqisë!

August 2, 2022

Pse disa vende janë neutrale në luftën Rusi-Ukrainë, dhe sa po i kushton Evropës kjo gjendje!

July 19, 2022

Erdogan i prerë në lidhje me Suedinë dhe Finlandën: Ose të marrin hapat e duhur, ose s’ka anëtarim në NATO, 2023-ta do të ndryshojë çdo gjë!

July 19, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.