Ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë emocionale për Fatos Beqirajn.
Sulmuesi nga Kosova, është deklaruar i emocionuar që rikthehet të luajë në Prishtinë, edhe pse si kundërshtar, duke veshur fanellën e Malit të Zi.
“Ndeshje shumë e veçantë për mua, kthehem në Prishtinë pas 12 viteve që nga ndeshja imë e parë, lojë emocionale për mua”, ka deklaruar Beqiraj për SuperSport Kosova.
“Çunat e Kosovës e merituan fitoren, shpresoj të kualifikohen, e kanë merituar edhe tifozët edhe lojtarët, ju uroj suksese prej zemrës”.
“Uroj të kualifikohen, unë do të jem tifoz i tyre”./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post