Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Lockdown: Gjermania e neglizhoi koronavirusin, por tani po e paguan shtrenjt!

December 16, 2020
6
SHARES
890
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Marcel Furstenau

Gjermania të mërkurën kalon për herë të dytë në lockdown. Për shkak të shifrave të larta të infektimeve dhe vdekjeve mbyllja është e pashmangshme. E prapë gjithçka mund të bëhet më keq, mendon Marcel Füsrtenau.

Shkruan: Marcel Fürstenau

Një rrugë në Frankfurt mbi Main

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka nënvlerësuar rrezikun e Coronës. Në fund të shtatorit u shpërnda si thashethem nëpër media informacioni, se kristiandemokratja ka paralajmëruar në një konferencë me video të partisë së saj për mbi 19.000 infektime të reja në ditë deri në krishtlindje. Shumë vetë e quajtën këtë alarmizëm. Sot vetë kritikët dhe Merkeli do ishin të gëzuar, nëse prognozat e tyre do të konsideroheshin të ekzagjeruara. Për fat të keq kjo ka ndodhur. Që tani Instituti Robert Koch regjistron në ditë të caktuara rreth 30.000 infektime. Ajo që duhet t’i bëjë të mendohen e t’i trembë edhe neglizhuesit më të mëdhenj të pandemisë është shifra e vdekjeve: Në mes të nëntorit ajo kapte 12.000 vetë, aktualisht janë rreth 22.000 të vdekur që kanë vdekur me ose për shkak të Coronës. (shifra e 13.12.2020). Gati një dyfishim brenda një muaji! Kush nuk i kupton shenjat e kohës, atij nuk mund t’i ndihmohet më!

Mjafton një vështrim në spitale

Për shkak të këtij zhvillimi dramatik një lockdown i ri, të cilin qeveria gjermane e vendosi në ujdi me 16 landet, është absolutisht vendimi i duhur. Kush ka një qëndrim tjetër, mund t’ia thotë në fytyrë këtë personelit në spitale, në shtëpitë e kujdesit apo në kujdesin shtëpiak që lufton plot sakrificë për çdo jetë njeriu. Dhe ta arsyetojë, se pse e gjitha kjo nuk është keq. Situata në të cilën ndodhet Gjermania tani në luftë kundër pandemisë kërkon solidaritetin e të gjithëve. Dhe empati për të prekurit drejtpërdrejt dhe jo drejtpërdrejt. Nuk është koha të hiqesh se i di gjërat më mirë, nuk është koha e atyre që mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë apo për ata që nuk duan t’ia dinë. Sidomos këto ditë.

Nëse mund të ngushëllohesh disi apo të marrësh pak inkurajim nga mënyra e veprimit të përgjegjësve të politikës këto ditë, atëherë këtë mund ta gjesh vetëm tek ujdia kaq e madhe kësaj here. Për fat të keq nuk ka qenë kështu në muajt e javët e fundit.

Mësim nga gabimet

Por tani nuk është ora e llogarive mendjevogla, kush ka gabuar dhe kush jo. E rëndësishme është të nxirren mësimet e duhura nga vlerësimet e gabuara të situatës në të shkuarën. Profilizimi në kurriz të të tjerëve nuk është gjesti i duhur. Njerëzit në Gjermani duhet të sakrifikonin shumë, dhe do t’u kërkohet edhe më shumë sakrificë. Gatishmëria për këtë është ende e lartë, sipas sondazheve. Politika do të bënte mirë të nderonte me sinqeritet e ndershmëri këtë mirëkuptim.

Këtu bën pjesë edhe që t’i thuhet hapur popullit më mirë që tani për masat e tjera që do të duhet të merren apo që mund të zgjasin më gjatë. Se që gjendja do të qetësohet më 10 janar, – deri këtë kohë është planifikuar fillimisht mbyllja e dytë -, mbetet vetëm një shpresë e dëshpëruar. Ka shumë shenja për atë që kjo shpresë mund të zhgënjehet. Në fund të fundit dimri zgjat deri në mars. Dhe vaksinat nuk kanë filluar ende. Mbyllja e pjesshme e nëntorit kaloi pa asnjë efekt. Ky është realiteti i hidhur. Prandaj është i pashmangshëm lockdown-i tani. Ndoshta në pranverë kur të hedhim vështrimin pas do të themi, se politika gjermane bëri çdo gjë si duhet më 13 dhjetor. Do ishte mirë sikur të ndodhte kështu, por me siguri nuk mund e nuk duhet ta thotë askush.

ShareTweet

Related Posts

Ministrja e parë me prejardhje afrikane në Gjermani!

July 1, 2022

154 raste aktive me coronavirus në Kosovë!

June 23, 2022

Merkel ‘idiotja e dobishme’ e Putinit?

April 7, 2022

Sa dëmtohen Turqia dhe Gjermania nga lufta në Ukrainë?

February 25, 2022

FSK bënë përgatitjet për pjesëmarrje në stërvitjen “Dynamic Front 22” në Gjermani!

February 21, 2022

Përplasje e ashpër midis Arianit Sllamnikut dhe doktorit shqiptar që vepron në Suedi, shkak, vaksinimi i detyrueshëm!

January 4, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.