Përfaqësuesit politik të serbeve në Kosovës nesër do të takohen me kryeministren Ana Brnabiç dhe të ashtuquajturin Drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ky takim do të ndodh në Serbi në ora 12:00, e konfirmon e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, transmeton Indeksonline.
Ky takim vjen një ditë para se të mbahet seanca në Kuvendin e Kosovës për formimin e qeverisë së re.
Vlen të theksojmë se të enjten Lista Serbe pati një takim me liderin e LVV-së, Albin Kurti që është edhe mandatari për ta formuar qeverinë.
Seanca për votimin e Qeverisë së re është caktuar të hënën në ora 11:00./Indeksonline/