Janë publikuar emrat më të votuar të kandidatëve për deputetë në Mitrovicë nga radhët e PDK-së.
Pas Kadri Veselit i cili ka mbledhur 9441 vota, i dyti në këtë listë është ish-ministri i Financave, Bedri Hamza me 6532 vota.
Personi i tretë më i votuar është Valdete Idrizi e cila ka mbledhur 3204 vota, ndërsa kreu i Rinisë Demokratike të Kosovës Donjet Bislimi ka marrë 2720 vota.
Një nga më të votuarit e PDK-së në të gjitha qytetet, Uran Ismaili në Mitrovicë ka mbledhur mbi 1,700 vota./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post