Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Linçimi serbisht i Vjosa Osmanit!

June 17, 2020
5
SHARES
741
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Xhafer Shatri

1.1.Në vitin e kahershëm 1981 isha në Burgun e Ferizajit. Më 3 prill, në qelinë e errët erdhi gjithnjë në rritje një si ushtimë që i ngjante ushtimës së lumit bjeshkor pas shiut të gjatë e të rreptë.

Shkruan: Xhafer Shatri

Nuk kisha idenë se çka po ndodhë derisa u qartësuan zërat e fuqishëm e më dominuesi i tyre: Kosova-Republikë – Kosova-Republikë!… Dikur kjo thirrje nga mijëra gojë, përcillej me gurët që përplaseshin urrejtshëm mbi muret e burgut dhe xhamat e ngrehinës së madhe përballë, ku ishte selia lokale e UDB-së.

Nuk u besoja veshëve. As syve! Hipa ne dritare dhe vështrova drejt karakollit. Aty rrinte me një pushkë në dorë dhe cacitej sa andej e sa këtej një gardian i lodhët që dukej edhe shumë më i hutuar se unë.

Më vonë, natën, nisën të hapen e të mbyllen dyert, pa ndërprerë. E mbushën burgun plot me të rinj. Të nesërmen, në mbrëmje, krejt papritur, nga një dhomë dikush ia filloi këngës: Ushton Gryka e Kaçanikut dhe as një, as dy kënga e vërshoi krejt burgun. Ishte një Kosovë tjetër që nuk e kisha njohur dhe nuk e kisha parë as në ëndërrat më të harlisura.

Drejtori i Burgut, Steva, na e ndali shtypin dhe vizitat. Steva ishte një burrë i lig, por I zgjuar dhe përpiqej të ekuilibronte serbisht, i vetëdijshëm se gjërat kishin shkuar tepër larg, edhe përtej imagjinatës së tij. Fryma e lirisë që kishte përfshirë krejt Kosovën e kishte lënë Stevën pa frymë.

1.2. Më kujtohet si sot kur lexova ne burg, në gazetat serbe të asaj kohe për një fshat në Kosovë me emrin Gojbulë; organizata e LKJ-së e fshatit kërkonte marrjen në përgjegjësi politike të Sahadete Mekulit, profesoreshë e Universitetit dhe shefe e Klinikës së Gjinekologjisë. Doktoreshën e njohur dhe gruan e njërit prej poetëve më të mëdhenj shqiptar, Esat Mekuli, e kishin marrë në shënjestër pse u kishte dalë në ndihmë demonstruesve të plagosur nga plumbat dhe nga kanaçet gazlotsjellëse e sidomos pse nuk kishte pranuar t’i dënonte demonstratat.

Pas Gojbulës orteku i shpifnajës që quhej “diferencim ideolitik“ vërshonte organet e partisë dhe të shtetit nga komuna e deri në Kryesinë e Federatës dhe Shtatmadhorinë e Ushtrisë. Ishte një fushatë e tmershme linçimi me përmasa dhe përmbajtje mesjetare. Një futje duarsh të pista nëpër rropullitë e barkut dhe të kokës të shqiptarëve që nuk pranonin të gjunjëzoheshin dhe të pështyenin mbi vetvetën.

1.3. Aktualisht, një ortek i tillë shtrigagjuajtës është vërsulur kundër njërit prej personaliteteve më autoritative të ditëve tona, kundër një gruaja të re me emrin Vjosa Osmani dhe vetëm për shkakun se nuk ka pranuar t’i mashtrojë dhe të abuzojë me ata që ia kishin besuar votën e tyre.

2.

Sa herë shkruaj për bëmat e uzurpuesve të LDK-së, përpiqem ta përzgjedh fjalorin dhe të jem maksimalisht i përmbajtur për hirë të ldk-istëve idealistë, të cilëve Kosova u detyrohet përgjithëmonë.

2.1. Aktivistët e 3% si në mërgim edhe në Kosovë, që gjatë gjithë javës dërrmoheshin nga punët e rënda, ndërsa çdo fundjave, “harronin“ familjet e tyre dhe u shkonin shqiptarëve derë më derë për t’i mobilizuar të paguajnë detyrimet që kishin ndaj shtetit në themelim.

Fëmijët dhe gratë e tyre deri pas luftës nuk kanë ditur se çka është pushimi në bregdet apo dikund në bjeshkë, nuk kanë ditur se si duket një piknik gjatë fundjavës me burrin dhe babain e tyre pranë.

2.2. Mësuesin që e kishte rrahur mizorisht policia serbe dhe e kishte lënë pa ndjenja buzë rrugës… Dhe kur e gjeti kalimtari ashtu të gjakosur e me eshtëra të thyer, ai i thoshte: më ço së pari te nxënësit se sot janë vetëm në shtëpinë-shkollë dhe s’ka kush kujdeset për ta, dhe kur e çuan aty, të klasa, ai, Mësuesi i Kosovës, duke e mbajtur për krahesh shkoi te tavolina dhe iu lut nxënësve që të shkonin në shtëpi sepse nuk po ndihej mirë. Nxënësit duke parë mësuesin e tyre në gjendje aq të rëndë ia nisin të qajnë prej të parit e deri te i fundit.

Kanë qenë shumë të tillë që i njoh personalisht e me të cilët me lidhin shumë vjet përpjekjesh të përbashkëta për çlirimin e Kosovës. Ajo që më ka mahnitur gjithmonë te këta njerëz ishte modestia e tyre epike. Kurrë nuk flasin për sakrificat e tyre.

2.3. Pas 6 tetorit 2019 u binda se në ç’përmasa ishin të rrezikuar, edhe 20 vjet pas çlirimit, përkushtimi dhe sakrificat e atyre mijëra aktivistëve, të cilët këto pesë vjetët e fundit, në pikëpamjen time, përmes qëndrimeve publike dhe sidomos brenda institucioneve i ka përfaqësuar me besnikëri e dinjitet Vjosa Osmani.

Falë këtij fakti, LDK, në zgjedhjet e fundit doli e dyta dhe me rezultatet më të mira që nga vdekja e Ibrahim Rugovës. Por për habi, njerëzit e Hashim Thaçit që kanë kapur LDK-në, konkretisht Isa Mustafa me klanin e tij, filluan një fushatë të orkestruar kundër Vjosa Osmanit dhe Koalicionit të Shpresës. Këta ia arritën të shkatërrojnë koalicionin dhe të kthehen publikisht në argatë të shefit të Prontomafisë, duke prerë në besë mbi 220 mijë votues të LDK-së.

Linçimi që i bëhej Vjosa Osmanit nga kuislingët e LDK-së ishte dhe është i shumëanshëm:

– shpifje e denoncime të ulëta me shkrim drejtuar shteteve aleate;

– shpifje nëpër strukturat e LDK-së për të rrënuar autoritetin e saj moral dhe politik;

– linçim publik e të orkestruar përmes medieve dhe rrjeteve sociale;

– sulme të papara kundër familjes, duke identifikuar të atin e Zonjës Osmani me kriminelin e Luftës Milan Martiq;

– përpjekje për ta nxitur që ajo, në shenjë proteste për komplotet e përditshme e të strukturuara kundër saj, të largohet nga LDK-ja, t’ua lëshojë udhën atyre qe e kane kthyer këtë subjekt rëndësor krejtësisht në argashti të kryevarrëmihësit të Kosovës, Hashim Thaçit.

3.

Fillimisht, duke lexuar gjithandej proçka të maskuara kundër Zonjës Osmani, kisha përshtypjen se është fjala për bërrylime brenda klaneve të shumta në LDK, por, me kohën, duke i përcjellur më me vëmendje sidomos rrjetet sociale, u binda se fjala është për një luftë speciale, të orkestruar jo vetëm kundër Vjosa Osmanit por sidomos kundër vlerave që ajo mbron me këmbëngulje dhe i përfaqëson me dinjitet.

Duke rrëmihur më thellë në ato shkresurina plot zhgjyrë, të shkruara me urrejtje e sintaksë serbe, u binda se ata lugetër të internetit janë të organizuar e të strukturuar sipas konceptit të kolonës së pestë që vepron në prapavijë, që bën luftë psikologjike e përçarëse, që kryen diversione dhe ndot ambientin me zhgjyrën e kanalizimit të shikut.

Duke analizuar disa vetje që prej fillimit marrin pjesë në këtë diversion antishqiptar e antiKosovë, u binda se fjala është një strukturë spiunësh e iftirexhinjsh që gjithë jetën e tyre i kanë shërbyer Serbisë, që si têja ia kanë brejtur Kosovës muskujt, eshtrat dhe palcën; tipa që kanë spiunuar miqtë e tyre, familjet, fqinjtë, çdonjërin që ka qenë dhe që është e kundërta e tyre…; hafije e argatë të Serbisë që i kanë syrvejuar shqiptarët nga pusia dhe nuk kanë lënë gjë të zezë në ftyrë toke pa e bërë…

Dhe kur ndryshuan kohët, kur Kosova, pavarësisht plagëve që ia kishin shkaktuar Serbia dhe legenët e saj shqipfolës, u çua në këmbë dhe filloi procesin e shtetformimit, kolona e pestë mori turr dhe strukturalisht u fut në subjektet politike, parasegjithash në LDK, duke i përdorë këto si lavatriçe për të pastruar jetën dhe biografinë e tyre të pistë.

Kjo strukturë hijenash e urithësh shihej e po shihet ashiqare se kanë edhe hierarki, edhe shtab dhe se janë në shërbim të plotë të atyre që e kanë kapur shtetin për fyti dhe po e ngulfatin pamëshirë. Dhe tani, pasi përdhunuan vullnetin e qytetarëve dhe votën e lirë të tyre janë vërsulur kundër Kryetares së Kuvendit, të vetmin funksion e institucion shtetëror ende të pa zaptuar prej tyre.

Në këtë përpjekje finale për të përmbysur çdo vlerë e çdo qëndresë në Kosovë u çua në këmbë edhe vetë komandanti suprem e çakajve të Kosovës, Hashim Thaçi dhe me gjuhë nëpërke u përpoq ta fëlliqë edhe familjen e Vjosa Osmanit. Ky sulm i ulët e i pabesë ngjalli reagim gjithandej, por jo edhe atje ku duhej e ku pritej më së shumti; nga organet e LDK-së!

Kjo heshtje e turpshme dëshmoi dy gjëra;

së pari, se krejt fushata kundër Vjosa Osmanit ishte e organizuar nga Hashim Thaçi dhe strukturat e tij kriminale përmes të cilave ai e ka kapur shtetin;

së dyti, se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka as organe e as kryesi, por ka kryetar e ai është Hashim Thaçi, përndryshe armiku i përbetuar i themeluesit të LDK-së, Ibrahim Rugovës dhe i çdo vlere që ka e që ka pasur Kosova ndonjëherë.

ShareTweet

Related Posts

Mediat botërore: Presidentja e Kosovës më e reja dhe më e shkolluara nga ato evropiane!

September 12, 2022

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Presidentja s’e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit!

April 14, 2022

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Presidentja Osmani e gradon Bashkim Jasharin me gradën më të lartë në vend, bëhet gjenerallejtënant!

December 13, 2021

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.