Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partia e tij e ka kaluar pragun zgjedhor.
Limaj në një konferencë të thirrur për media, pohoi se koalicioni NISMA-AKR-PD do të jetë pjesë e parlamentit.
“Dua të iu njoftoj se deri tani nga rinumërimi i votave të rregullta në QNR, koalicioni ynë ka aktualisht 5.5 për qind të votave , që do të të thotë që koalicioni ynë do të jetë pjesë e parlamentit”, ka thënë Limaj, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu ai ka thënë se votat e ardhura nga Serbia janë të parregullta, dhe nuk duhet të procedohen.
“Unë kërkoj nga KQZ- të thërras mbledhje dhe të ndalojë veprimet joligjore, të ndalojë që përmes votave të parregullta të deformohet vullneti i qytetarëve”, ka pohuar ai.
Ndryshe sipas rezultateve preliminare, koalicioni NISMA-AKR-PD nuk kishte arritur të kaloj pragun zgjedhor duke marrë gjithsej 39 mijë e 495 vota, apo 4.96%.
Në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post