
Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka vazhduar të akuzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për gabimet në formularët në zgjedhjet e 6 tetorit, në të cilat NISMA rezultoi me mos kalim të pragut për t’u bërë pjesë e Qeverisë, shkruan Indeksonline.
Limaj në “Debat” ka thënë se problemet e kalimit të pragut të partië së tij nuk kanë të bëjnë me votat nga qytetarët por te KQZ.
“Telashet janë shfaq në KQZ jo në vota dhe nga qytetarët.
Siç edhe ka thënë edhe vet, ajo (Valdete Daka) ka shkatërruar integritetin e zgjedhjeve dhe të vet institucionit, se qe ku jemi ne sot.
KQZ për herë të parë ka mbajt më së paku mbledhje dhe ka marrë më së paku vendime, këtu u krijua kaosi,dhe vazhdoj në votat e Serbisë
Ne nuk kemi probleme me kutitë e votimit, tani për tani ne e dimë sigurt vullnetin e qytetarëve në 800 vendvotimet e numëruara”, ka thënë ai.
Limaj ka treguar se gjatë mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve, komisionerët nga NISMA ka vërejtur gabime të formularët, në të cilët kanë hasur në 1582 intervenime në letër me dorë.
“Shtabi ynë, djem e vajza kanë pa gabimin te formularët dhe kemi gjet 1582 intervenime në letër me dorë nga komisionerët në formularë dhe 101 mospërputhje, plotësisht procesi është i diskutushëm.
Këto i kemi dërgu në PZAP dhe i kemi dërguar të gjitha dëshmitë për formularët, e për këtë u morr vendimi për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.
Rinumërimi i 800 kutive nënkupton thuajse 200 mijë vota të rinumëruara çdo kund e keni trendin mbi 5, në vota me kusht e kemi 6, në votat e diasporës e kemi gati 7 .
Dhe të gjitha këto sinjale na kan bë me dije se njerëzit atje për shkak të gabimit nga KQZ ka mund të bëjnë gabime në bartjen e rezultateve
Kur u ardh puna të votat e diasporës, vota e qytetarët në Kosovë a është e rregullt a jo ajo dorëzohet në vendvotim dhe aty vlerësohet aty a është votë e rregullt por votat nga diaspora janë procedura të tjera”, ka thënë ai.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 6 tetor, NISMA-AKR-PD nuk ka arritur të mbledh votat për të kaluar 5%, por pas shumë ankesave në institucionet përgjegjëse, PZAP ka vendosur rinumërim të 1472 vendvotime dhe anuloi votat e ardhura nga Serbia.
Me këtë vendim, Nisma po prentendon se do të kaloj pragun me ç’rast do t’i marrë 6 mandate./Indeksonline/
Discussion about this post