
Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Viti ka njoftuar se ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Vitisë do ta mbështesin kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate në një postim në Facebook nga AAK-ja.
“Përmes kësaj deklarate, njoftojmë gjithë opinionin se Kryesia e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Dega në Viti me të gjithë strukturat e saj është në mbështetje të fuqishme për Dr. Arsim Ademin, për Kryetar të Komunës së Vitisë, çdo deklarim ndryshe nga cilido individ, që është ndryshe nga vendimi/vullneti i Kryesisë së Degës është opinion personal dhe nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Degës”, thuhet në njoftimin e tyre.