
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se qytetarët e Kosovës më 6 tetor kanë votuar për ndryshim.
Ai ka shtuar një pyetje për LDK-në, në rast se do të dështonin negociatat mes tyre për të formuar institucionet, transmeton Klan Kosova.
“Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes? Populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta”, ka shkruar ai në Facebook