
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje i ëshrë bashkuar bokseri i njohur shqiptar që jeton në Suedi, Naim Terbunja.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “në Suedi, ai është shpallur tetë herë kampion boksi dhe ka përfaqësuar këtë shtet në Lojërat Olimpike të mbajtura në Peking gjatë vitit 2008”.
Postimi i plotë:
Naim Terbunja anëtarësohet në Lëvizje. Naimi është boksier profesionist me një karrierë të bujshme prej 236 meçeve gjithsej dhe me vetëm një humbje. Ai ka lindur në vitin 1984, në Prishtinë, por për shkak të rrethanave politike të asaj kohe është detyruar të largohet në moshë të hershme për në Suedi. Atje, Naimi ndoqi pasionin e tij për sportet, e veçanërisht për boksin, duke renditur sukseset.
Discussion about this post