
Nga një shkresë të siguruar nga Indeksoline, e cila mban datën 13.11.2019 Konsulli Gjeneral i Republikës Popullore të Kinës në Dyseldorf z. Feng Halyang ju drejtohet Konsullit Gjeneral Arjan Kashtanjeva si Konsull Gjeneral i Republikës së Kosovës, përzemërsisht e përgëzon për hapjen e Konsullatës Gjenerale të Republikës së Kosovës në Dyseldorf duke i siguruar për bashkëpunim.
Konsulli Gjeneral i Kinës shpreh keqardhje që nuk mund të jetë pjesë e ceremonisë së hapjes së Konsullatës Gjenerale të Republikës së Kosovës pasi ka një takim të konfirmuar.
Referimet e tilla nga Republika Popullore e Kinës janë risi, zbutje e qëndrimit kundër pavarësisë së Kosovës dhe kjo mund të shihet si një lëvizje e Kinës drejtë njohjes së Republikës së Kosovës dhe krijimit te marrëdhënieve diplomatike.

Discussion about this post