Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Letra më e mirë e një mjeku drejtuar njerëzimit në luftën kundër koronavirusit!

March 24, 2020
35
SHARES
861
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Abdul Sharkawy

“Unë jam mjek dhe specialist i sëmundjes infektive. Unë kam parë pacientë të sëmurë çdo ditë për më shumë se njëzet vjet”, vetëprezantohet kështu Abdu Sharkawy, një infektolog i mirënjohur kanadez, i cili thotë se është i frikësuar nga humbja e arsyes dhe përhapja e një vale paniku në masë. “Kam punuar si në spitale luksoze urbane so në zonat më të varfëra të Afrikës. HIV-AIDS, hepatiti, tuberkulozi, SARS, fruthi…, ka pak prej epidemive të njohura me të cilat nuk kam qenë i ekspozuar ndaj tyre. Dhe me përjashtim të SARS-it, pak prej tyre më kanë bërë të ndjehem i prekshëm apo i frikësuar”, thotë ai.

“Nuk kam frikë nga COVID-19. Unë jam i frikësuar nga implikimet e një ‘agjenti të ri infektiv’ që po përhapet në botë. Sigurisht, jam i shqetësuar për njerëzit e moshuar me shëndet të varfër ose në rrethana të një shërbimi të dobët mjekësor, të cilët do të preken në mënyrë disproporcionale nga ky përbindësh i ri. Por nuk më tremb COVID-19.

Ajo që më shqetëson është humbja e arsyes dhe vala e frikës që i ka çuar masat në një spirale të egër paniku, duke grumbulluar sasi të paarsyeshme të çdo gjëje që mund të mbushë vetëm një vendstrehim në botën post-apokaliptike. Shqetësohem për maskat ​​N95 që janë duke u vjedhur nga spitalet dhe klinikat e urgjencës, ku ato janë vërtet të nevojshme për personel mjekësor të ekspozuar direkt dhe përdoren në vend të kësaj në aeroporte, qendra tregtare dhe kafene, duke provokuar kështu më shumë frikë dhe ankth.

Shqetësohem se spitalet do të pushtohen dhe nga ata që mendojnë se ‘mbase nuk kam gjë por mund ta kontrolloj’ dhe të gjithë ata me pneumoni që duhet të paguajnë çmimin për dhomat e pritjes të mbushura me njerëz, përballë një numri të kufizuar mjekësh dhe infermierësh në dispozicion.

Kam frikë se kufizimet e udhëtimit do shkojnë aq larg saqë dasmat, ceremonitë e diplomimit dhe eventet familjare do të anulohen. Mund ta imagjinoni ndonjëherë se po ndodh?

Shqetësohem se të njëjtat frikë nga kjo epidemi do të kufizojnë tregtinë, do të dëmtojnë partneritetet në sektorë të ndryshëm, dhe përgjithësisht do të shkaktojnë një recesion global. Por mbi të gjitha, shqetësohem nga mesazhi që u dërgojmë fëmijëve tanë kur jemi të ekspozuar ndaj një kërcënimi. Në vend të sensit të përbashkët, racionalitetit, hapjes dhe altruizmit, ne i mësojmë ata që të frikësohen.

Ne jemi larg nga zgjidhja e situatës me Covid-19. Ai do i afrohen qytetit, spitalit, mikut tuaj ose madje edhe një anëtari të familjes afër jush. Priteni atë! Dhe ndaloni të prisni për t’u çuditur më tej. Fakti është, virusi në vetvete nuk do të shkaktojë shumë dëm kur të vijë. Por sjellja dhe qëndrimi ynë i ‘luftës për veten tuaj mbi gjithçka tjetër’ mund të jenë katastrofike.

Prandaj, ju ftoj të gjithëve! Luftoni frikën me arsyen, panikun me durim dhe pasigurinë përmes edukimit. Ne kemi mundësinë të mësojmë shumë rreth higjenës së shëndetit dhe të kufizojmë përhapjen e shumë sëmundjeve ngjitëse në shoqëri. Le të përballemi së bashku me një sfidë në frymën më të mirë të dhembshurisë për të tjerët, durim dhe, mbi të gjitha, një kërkim të pandalshëm për të vërtetën, fakte dhe njohuri kundër supozimeve, spekulimeve dhe katastrofës.

Faktet nuk janë të frikshme… Lani duart dhe hapni zemrat tuaja! Kështu fëmijët tanë do të jenë mirënjohës për ne!”

Share31Tweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

154 raste aktive me coronavirus në Kosovë!

June 23, 2022

Përplasje e ashpër midis Arianit Sllamnikut dhe doktorit shqiptar që vepron në Suedi, shkak, vaksinimi i detyrueshëm!

January 4, 2022

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID – nga sot shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi!

December 6, 2021

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Takim i rëndësishëm i Presidentes Osmani me kryeministrin kanadez: Flitet për kapituj të ri të bashkëpunimit me Kanadanë!

November 24, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.