Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Life Style

Letra e sinqertë e një 17-vjeçareje shqiptare për koronavirusin!

March 14, 2020
12
SHARES
3.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përshëndetje!

Unë jam një vajzë, bijë e një nëne, vajza e një babai, motër por mbi të gjitha NJERI si ty! Jam vetëm 17 vjeçe por kjo s’më bën ta përjetoj më pak se të tjerët pandeminë. Jam e vetëdijshme për gjithçka që ndodhë në botë dhe se sa e vështirë është për shkencëtarët, mjekët, infermierët ta luftojnë atë. Që prej ditës së hënë kur u shfaqën dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri, unë zgjodha të vetëkarantinohesha. Sot është dita e katërt në shtëpi. Jam mësuar të shëtis shpesh nëpër qytet sepse ndjehem mirë kur shoh që jeta vazhdon edhe pse problemet e shqiptarëve dihen me kohë tashmë, ato zgjedhin të jetojnë të paktën për fëmijët e tyre, dhe në mos paçin fëmijë zgjedhin të jetojnë sepse e duan jetën pavarësisht sprovave. Koronavirusi është një nga ato sprova që nuk vë poshteë vetëm të varfrin por dhe të pasurin. Është një virus që nuk pyet për llogaritë bankare dhe pronat e tua. Nuk pyet nëse ke një vile dy ose dhe më shumë katëshe. Nuk pyet nëse ke ose jo telefonin e fundit, makinën e fundit apo veshjet e modës së fundit. Nuk pyet as për politikën. Uluni dhe mendoni vetëm për pak minuta sa herë ja keni shprehur dashurinë njerëzve që ju doni? Sa herë i keni përqafuar? Se sa herë i keni treguar se i doni kur takoheni në të pashmangshme KAFENË? Ne na intereson të dukemi bukur, të kemi gjërat e fundit por harrojmë se në fund asgjë nga këto nuk na plotëson më tepër se të dashurit, njerëzit që janë gjithmonë aty për ne. Ndonëse ne tani kemi të shënuar një viktimë prej koronavirusit mendoni pak për fëmijët e asaj nëne, për njerëzit e dashur të saj që e humbën sa hap e mbyll sytë. Sa do donin ato t’i thonin se sa e donin. Jo ne nuk e mendojmë diçka të tillë se duhet të bëjmë foto për t’i hedhur nq rrjete sociale, do merremi me thashetheme e do mbushim kafenetë se kqshtu jemi mësuar të bëjmë.

A je ende i/e fortë? Mendon ende se mund ta luftosh e vetme gjithë këtë? Mendon se ske frikë nga koronavirusi? Mjaft më! Shko në shtëpi dhe kalo kohë me familjen tënde! Mblidhuni të shikoni një film, lexoni ndonjë libër, dëgjoni problemet e tyre fëmijëve tuaj. Prindër mos harroni se fëmijët e adoleshentët përballen me shumë probleme në shkolla, stresohen për të ardhmen dhe e ndjejnë mungesën tuaj pavarësisht se e kanë të vështirë t’jua shprehin. Mos i lini të gjejnë ngushëllim në rrjetet sociale. Jam vetë adoleshente dhe e di se sa të rrezikshme janë ato, sa persona mund t’i shkruajnë dhe në fragment sekondash dërgohen foto e mesazhe që s’duhen dërguar, numra telefoni që nuk duhen dhënë dhe së treguari histori që s’duhen treguar. Kjo nuk është vetëm për sot kur gjendemi të gjithë në vështirësi por përgjithmonë. Ju gjyshër ju kuptoj! Ju jeni mësuar të jeni të shqetësuar për pensionin tuaj sepse me atë mbanin shpirtin gjallë. Paratë tuaja përkthehen në ilaçe për të shmangur dhimbjet dhe për të jetuar dhe disa ditë më shumë me njerëzit që doni dhe ju duan. E di se sa pak mbeten për ju për tu ushqyer por mos u mërzisni, ju jeni të pasur në shpirt më shumë se ato që kanë para dhe kujtojnë se me to do shërojnë shpirtin e tyre të ndyrë në mëkate. Gjyshër, qëndroni në shtëpi, kërkoni ndihmën e fëmijëve tuaj t’jua plotësojnë kërkesat e përditshmërisë. Ju duhet të pushoni dhe të pini pa u shqetësuar kafenë ose çajin tuaj. Mos harroni se kështu përveç se shpëtoni veten, shpëtoni dhe shumë të tjerë rreth jush. Për sa i përket fëmijëve dhe adoleshentëve, ju jeni gjithë kohës në internet. Filloni të ndërgjegjësoheni.

Ndërgjegjësoni veten dhe familjarët tuaj. S’është fundi i botës po nuk e pive për disa kohë kafenë në lokal, të shijon më shumë ta pish me nenën tënde dhe të diskutoni për kohët që keni humbur duke dalë në mëngjes dhe duke u kthyer në darkë. Shihni filma, lexoni libra, luani lojëra, ka shumë gjëra që mund të bësh dhe në shtëpi, kështu sdo ta ndjesh nevojën për të dalë jashtë. Nëse duhet të jemi më të bashkuar se çdo herë tjetër është SOT, nëse nuk mendoni për veten tuaj mendoni për ato që e duan jetën, që kanë ëndrra që me padurim presin t’i realizojnë, për ato që kanë aspirata për jetën, për prindërit që i duan fëmijët e tyre. Unë jam këtu për ju, jam këtu për t’ju ndihmuar. Do postoj emra filmash, libra që mund t’i lexoni online, lojra që mund të zbavisin dhe gjithshtu pa lënë mënjanë shëndetin tuaj. Edhe unë po vuaj njësoj si ju, edhe unë e dua jetën edhe pse s’është e lehtë të jetosh, edhe unë kam dështuar në shumë gjëra por prapë dua të jetoj për të ndjerë shijen e suksesit. Bëjeni dhe ju dhe do dashuroheni pas saj!

/Gazeat Mejdani/

Share10Tweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.