Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë në pozitën e presidentit të vendit në marrëveshjen qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, tha se në rast të arritjes së kësaj marrëveshje është balancimi i pushteteve.
Hoti këto deklarata i dha pas përfundimit të konferencës së Demokracisë në Veprim (DnV), ku u shpalosën të gjeturat e zgjedhjeve të 6 tetorit.
E sa i përket takimeve në mes të liderëve dhe nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, Hoti ka thënë se nuk është në dijeni nëse ndonjë takim i tillë do të zhvillohet së shpejti, por që janë duke u përpjekur që të gjejnë një rrugë për të arritur deri te marrëveshja, por pa dhënë ndonjë sqarim se kur mund të pritet një nënshkrim i marrëveshjes.
“Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshje për të qeverisur sa më parë. Një marrëveshje që balancon përgjegjësitë. Ne kemi zhvilluar të gjitha konsultimet e brendshme. Nuk jam në dijeni që është caktuar ndonjë takim”, deklaroi Hoti.
Discussion about this post