Vazhdojnë të mos komunikojnë ndërmjet vete zyrtarët e LDK-së kryeparlamentarja e vendit, njëherit nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani dhe kryeministri Avdullah Hoti, po ashtu nga LDK-ja që nga rrëzimi i Qeverisë Kurti me 25 mars me iniciativën e LDK-së e cila ishte në koalicion qeverisës.
Kjo u vërejt edhe në shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, kur kryeministri kishte planifikuar në agjendën e tij homazhe edhe tek Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-së në sheshi “Nënë Tereza” në orën 09.15, por nuk u ndal fare.
Kjo për arsye se aty kishte organizuar një ceromoni kryeparlamentarja Vjosa Osmani me komandantin e KFOR-it e ku ishin edhe të gjithë ambasadorët, në kujtim te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it në sheshin “Nëna Terezë”, raporton “Syri.net”.
Sikur kryeministri ashtu edhe kryeparlamentarja kanë realizuar agjenda të ndara, duke mos u përballur bashkarisht në të njëjtat vende.
Ekipet e dy institucioneve janë parë shesheve të kryqeytetit dhe derisa kryeministri dhe një pjesë e kabinetit qeveritar posa kanë në qeveri, menjëherë nga kuvendi ka dalur kryeprlamentarja drejt shesheve.
Derisa protokollet e dy zyrarëve të lartë të shtetit, kryeparlamentares dhe kryeminisrit, janë kujdesur që gjatë ceremonive për
shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, gjatë lëvizjes në sheshet kryesore të Prishtinës ata (Osmani e Hoti) të mos të takohen përball njëri tjetrit, ku në raste ceremoniale e festive dy zyrtarët e shtetit mund të nderojnë heronjtë në të njëjtën kohë.
Ndërkaq kryeparlamentarja Vjosa Osmani disa herë ka bërë homazhe e ceremoni të përbashkëta me ish kryeministrit nga VV-a ALbin Kurti.
Kryeministri Avdullah Hoti dhe kabineti qeverisisë me LDK-ë, AAK- Nisma kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Velani, për të vazhduar më pas te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti tek shehsi me po të njëjtin emër e më pas në hapjen për vizitorë të ish- Burgut të Prishtinës, cili në të ardhmen do të shndërrohet në muze.
Por kryeministri edhe pse kishte planifikuar në agjendën e tij homazhe tek Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-së në sheshi “Nënë Tereza”
Derisa kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani, komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadori amerikan Philip Kosnet, ai anglez Nokolas Abot, ai gjerman Kristian Heldt, ambsadorja franceze Kristine Butel, e ambsadorët e vendeve tjera, diplomatë, nënkryetarja e kuvendit nga LVV-ja Arberie Nagavci, shefi i grupit parlamentar Rexhep Selimi vendosë lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it në sheshin “Nëna Terezë.”
Ashtu sikur kryeparlamentarja edhe kryeministri nuk janë deklaruar edhe për institimit nga “Syri.net”.