Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

LDK dënohet me 11 mijë euro gjobë!

September 27, 2019
34
SHARES
2
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Vjosa Osmani Kallxo

Pas ankesave të BIRN dhe Internews Kosova, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 11 mijë e 100 euro gjobë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Gjoba ka të bëjë me tri ankesa që organizatat kanë bërë në datat 25 dhe 26 shtator.

Gjoba e parë prej 2 mijë e 600 euro ka të bëjë pas ankesës se kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani,  në tubimin qendror të hapjes së fushatës, është parë bashkë me dy vajzat e saj, ku të dyja vajzat e Osmanit kishin të vendosur materiale zgjedhore në veshjet e tyre. Kjo sipas ankesës është në kundërshtim me Rregullën Zgjedhore Nr. 13/2013 për ‘Fushatën e Zgjedhjeve dhe Njoftimin për Ngjarjet Politike’.

Në përgjigjen e LDK-së për ankesën thuhet se edhe ish-presidenti i ShBA-ve, Barack Obama, e kishte bërë të njëjtën gjë në hapjen e fushatës në vitet 2008 dhe 2012.

Kurse si arsye tjetër, LDK-ja ka thënë se vajzat e kandidates janë pjesë e familjes së saj, që nënkupton se Vjosa Osmani para masës dhe elektoratit ka prezantuar me bashkëshortin dhe vajzat e saj, e që fëmijët nuk kanë qenë të përdorur për fushatë, pasi kanë qenë të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Gjoba e dytë e PZAP për LDK-në prej 6 mijë eurove ka të bëjë me vendosjen e një posteri të madh të kandidates Vjosa Osmani afër oborrit të shkollës fillore ‘Mihal Grameno’ në Fushë-Kosovë, poster i cili ishte parë më 26 shtator. Kjo sipas ankesës, është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme të Kosovës.

Ndërsa LDK-ja si përgjigje për këtë ankesë ka thënë se në rrethanat në të cilat është duke u zhvilluar fushata, komunat nuk kanë arritur ashtu siç kërkohet të krijojnë hapësira të veçanta për vendosjen e materialeve zgjedhore.

Kurse gjoba e tretë e PZAP për Lidhjen Demokratike prej 2 mijë e 500 euro, ka të bëjë me kandidatin për deputet nga kjo parti, Ilir Ferati, i cili në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka publikuar një fotografi nga një tubim i fushatës zgjedhore, ku shihet kryetari i partisë, Isa Mustafa, duke bërë fushatë me disa fëmijë me logo të LDK-së. Kjo sipas ankesës, është në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes.

Në përgjigjen e LDK-së për ankesën, thuhet se fëmijët e parë në fotografi janë anëtarë të familjes Mustafa, përkatësisht nipa dhe mbesa të Isa Mustafës, ndërsa LDK-ja nuk ka ofruar asnjë provë që e fakton këtë pretendim./Kallxo.com/

Share34Tweet

Related Posts

Mediat botërore: Presidentja e Kosovës më e reja dhe më e shkolluara nga ato evropiane!

September 12, 2022

Presidentja s’e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit!

April 14, 2022

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Presidentja Osmani e gradon Bashkim Jasharin me gradën më të lartë në vend, bëhet gjenerallejtënant!

December 13, 2021

Presidentja Osmani takohet me homologun slloven Borut Pahor!

November 29, 2021

Kongresistë e senatorë amerikanë letër Osmanit e Kurtit: Gatishmëria e Kosovës për të pritur afganët forcoi sigurinë kombëtare të SHBA-së!

November 26, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.