Përbërësit
- 1 patëllxhan
- 1 kungullesh
- 6 lugë mocarellë
- Vaj vegjetal
- Kripë
- Biber i zi
- 1,5 gotë sos domatesh
Hapat
Patëllxhanat dhe kungulleshat preni në fleta të holla, lyeni me vaj vegjetl, kripë dhe biber të zi.
Pastaj i vendosni në skarë ose në tigan të ngrohtë për pjekje.
Në një tepsi e derdhni pak sos të domateve, pastaj i rëndisni patëllxhanat, mocarelën, kungulleshat, sosin e domateve, dhe në mënyrë të njejtë i rendisim të gjitha patëllxhanët.
Patëllxhanave përmbi ia vendosni nga një copë djathë ose kaçkavall, i vendosim përsëri në furrë për pjekje rreth 5-6 minuta.
Ju bëftë mirë!
Discussion about this post