![](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2022/06/Lavrov-Ankaraa-1024x531.jpg)
Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Çavusoglu u takua me Lavrovin, i cili erdhi në Turqi në kuadër të një vizite pune, në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara.
Në kuadër të vizitës, përveç marrëdhënieve Ankara-Moskë dhe situatës së fundit në luftën Rusi-Ukrainë që vazhdon që prej 24 shkurtit do të diskutohen edhe çështjet rajonale dhe për më tepë evakuimi i grurit, që do të kryhet në një mjedis lufte.
- Ndërkohë që Ukraina është veçanërisht e shqetësuar për problemin e sigurisë që do të lindë me heqjen e minave detare në rajonin e Odesës, dhe Rusia është e shqetësuar se mjetet e transportit të grurit mund të transportojnë armë në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm rus Lavrov shoqërohet nga një delegacion ushtarak gjatë vizitës së tij.
Lavrov dhe delegacioni i tij do të takohen edhe me një delegacion të përfaqësuesve ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.
- Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar zhvilloi të martën një bisedë telefonike me ministrin rus të Mbrojtjes Sergey Shoygu.
Në bisedën telefonike me ministrin Shoygu, ministri Hulusi Akar theksoi se do t’i jepet përgjigja e nevojshme veprimtarive në rritje që synojnë prishjen e stabilitetit në veri të Sirisë dhe se prania e terroristëve në rajon është e papranueshme.
Gjatë bisedës ku u diskutua për çështjet dypalëshe dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë, veçanërisht Ukrainën dhe Sirinë, Akar, theksoi rëndësinë e shpalljes urgjente të armëpushimit për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve në lidhje me zhvillimet në Ukrainë, për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe për të përmirësuar situatën e përkeqësuar humanitare.
Në bisedë Akar u fokusua edhe në masat që mund të ndërmerren për transportin e sigurt të drithit, lulediellit dhe produkteve të tjera bujqësore në lidhje me krizën ushqimore dhe tha tha gjithashtu se Turqia, e cila po përpiqet të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes në ndihma humanitare, është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të siguruar paqen në rajon, siç ka bërë deri tani.
- Kurse lidhur me zhvillimet në veri të Sirisë, ministri Akar theksoi se do t’i jepet përgjigja e nevojshme veprimtarive në rritje që synojnë prishjen e stabilitetit në rajon dhe se prania e terroristëve në rajon është e papranueshme.
Akar rikujtoi se duhet të ndiqen marrëveshjet e mëparshme për këtë çështje.