Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Lavdi hajnisë!

October 27, 2020
7
SHARES
2.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Imer Mushkolaj

Mosndëshkueshmëria e krimit dhe siguria nga të fortë të politikës se nuk do të ketë ndëshkim, ka bërë që zyrtarë shtetërorë të marrin guximin që të keqpërdorin miliona euro. Për fajin e politikës së keqe, korrupsioni e plaçkitja e shtetit tashmë janë legjitimuar si kulturë jetese.

Shkruan: Imer Mushkolaj

Indikacione të frikshme nga reagimi i qytetarëve në një sondazh të realizuar nga Pyper dhe Telegrafi, që u transmetua në RTV Dukagjini përkitazi me super skandalin e vjedhjes së më shumë se dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Shumica e të anketuarve mendojnë se në këtë skandal kanë gisht politikanët, se përgjegjësinë kryesore për korrupsionin në Kosovë e mbajnë politikanët dhe se niveli i korrupsionit në Kosovë po rritet. Ndërkohë, në një sondazh në Facebook të emisionit “Debat Plus”, 94 për qind e atyre që kanë votuar mendojnë se politika ka gisht në “avullimin” e dy milionë eurove.

Këto janë perceptime të qytetarëve në kohën kur u bë publik dyshimi se një zyrtar shtetëror kishte dëmtuar buxhetin për më shumë se dy milionë euro, të cilat i kishte transferuar në llogari të një kompanie private. Por, përtej perceptimeve, e vërteta që e dinë të gjithë është se në Kosovë hajnia e korrupsioni ndodhin vazhdimisht dhe se më të përhapura këto dukuri janë në institucione e kompani publike.

Rasti i dy milionë eurove, i cili u bë publik, është indikacioni më i qartë se si njerëz të caktuar nëpër institucione kanë keqpërdorur pozitat dhe detyrën zyrtare për të vjedhur buxhetin e shtetit. Se si këtë e kanë bërë pa frikë se mund të ndëshkohen dhe me një siguri se nuk do të ndëshkohen. Ndryshe, është e pabesueshme që një zyrtar të mund të veprojë në këtë mënyrë, duke i transferuar në mënyrë krejt të lehtë milionat nga llogaria e shtetit në llogari private.

Vetëm mund të supozohet se sa raste të tjera të ngjashme kanë ndodhur, po që nuk janë bërë publike.

* * *

Ishte interesante të shihje e dëgjoje zyrtarë të partive politike, teksa përpiqeshin t’ia gjuanin njëri-tjetrit përkatësinë partiake të të dyshuarit për keqpërdorim. Pra, këta zyrtarë nuk bënin garë se kush të marrë merita për luftimin e korrupsionit e krimit të organziuar, por përpiqeshin ta lajnë veten nga një emër i përveçëm që “rastësisht kishte qëlluar” të jetë pjesë e një subjekti politik – të paktën bazuar në të kaluarën e tij prej zyrtari shtetëror.

Rasti i dy milionëve nuk është i vetmi skandal që ka ndodhur në Kosovë. Në të kaluarën dy herë janë vjedhur dhomat e dëshmive të policisë, ndërkaq të nesërmen e publikimit të skandalit dymionësh u njoftua se një kasafortë e rëndës 300 kilogramë ishte grabnitur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, institucion që ruhet nga policia.

Pra, as rastet në të kaluarën e as ato tash nuk kanë mundur dhe nuk mund të ndodhin pa një bashkëpunim të mirorganizuar, që rezulton me dëmtimin e buxhetit dhe pronës së shtetit.

Shumë nga ata që janë pjesë e politikës, pjesë e institucioneve, këtë e shohin si një mundësi të mirë për të përfituar, për t’u pasuruar. Asetet e shtetit i shohin si të huajat, si asete që duhet keqpërdorur, duhet plaçkitur. Pozitat që mbajnë i shohin si pozita që ua garantojnë paprekshmërinë, ua sigurojnë rehatinë për të bërë çfarë të duan, pa pasur frikë se do të ndëshkohen nga drejtësia. Pikërisht kjo dhe klima e mosndëshkueshmërisë e ka sjellë situatën që ata të mos i frikësohen askujt për veprimet e veta, që ata të ndihen të fortë e të paprekshëm karshi veprimeve që dëmtojnë shtetin. Pra, ata vjedhin e keqpërdorin, sistemi i drejtësisë – i kapur nga politika – nuk e kryen punën si duhet dhe rrethi vicioz vazhdon të funksionojë.

Teksa shohin dhe dëgjojnë të tilla skandale, qytetarët nuk kanë se si të kenë perceptim tjetër për korrupsionin dhe politikën, për hajninë dhe politikën. Sepse ata shohin dhe dëgjojnë çdo ditë se si të përfolur për keqpërdorime bëjnë jetë luksi dhe shfaqen si të fortë e të paprekshëm. Ata shohin dhe dëgjojnë se të arrestuar e të proceduar nga drejtësia lihen të lirë dhe i kthehen sërish politikës. Ata shohin dhe dëgjojnë se si politika i ka në dorë organet e drejtësisë dhe “peshqit e mëdhenj” vazhdojnë t’i shpëtojnë “rrjetës” së tyre. Ata shohin dhe dëgjojnë se si në shtetin e tyre toka publike është shitur madje një euro – një ari dhe qindra-mijëra hektarë janë blerë nga politikanët dhe të afërmit e politikanëve. Ata shohin dhe dëgjojnë se si njerëz të rëndësishëm të politikës dhe jo vetëm janë pasuruar e pasurohen çdo ditë duke shfrytëzuar asetet e shtetit, duke shfrytëzuar të qenit në poste publike, të qenit në politikë. Andaj, nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të thërrasin “Lavdi hajnisë”! Hajnisë dhe marrëzisë së atyre që e kanë legjitimuar hajninë e korrupsionin si kulturë jetese.

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Mushkolaj, Ministrit Peci: Kujt po i thoni ‘ndaq gjuani me plumba’, Prokurori është dashur të pres te dera!

December 22, 2021

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Rasti ‘Karaçeva’, ngritet aktakuzë ndaj 73 personave për veprimtari kriminale!

November 18, 2021

Deklarohen të pafajshëm dy të akuzuarit për vjedhjen e mbi 2 milion eurove!

October 26, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.