Përbërësit:
1.2 kg lakër e bardhë
2 qepë mesatare
100 gr pançetë
400 gr mish i grirë
1 filxhan kafeje oriz
Kripë dhe piper i zi
Dafinë
1 lugë gjelle salcë
Vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull
Përgatitja:
Pastrojmë lakrën, e shpëlajmë atë dhe i japim një valë për 5 minuta me kripë dhe 2 lugë gjelle uthull. E largojmë dhe ujin e derdhim.
Në një tigan të thellë ngrohim vajin, qepën e grirë shumë hollë, shtojmë pançetën dhe i kavardisim së bashku me qepën derisa panceta të nxjerrë yndyrën dhe të bëhet krokante. Shtojmë mishin e grirë dhe i trazojmë së bashku derisa mishi të thërmohet dhe të skuqet pak. Shtojmë orizin dhe vazhdojmë përzierjen. Rregullojmë shijen me kripë, pipet të kuq, piper të zi, 1 lugë gjelle salcë, i përziejmë së bashku dhe shtojmë një gotë ujë. I lëmë të ziejnë pak.
Në një tenxhere vendosim në bazë 1/3 e lakrës të prerë si për gjellë. Vendosim mbi të si shtesë ½ e kimës së përgatitur. Përsëri shtojmë lakrën. Vendosim kimën e mbetur dhe e mbulojmë me lakër. Shtojmë përsëri 1 gotë ujë por jot ë mbulojmë nivelin e lakrës, port ë jetë baraz me lakrën. Ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë dhe për 20 minuta të tjera. E fikim dhe e lëmë të pushojë 15 minuta. E servirim të shoqëruar me 1 fetë limon.
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post