Bën jehonë lajmi i kanalit televiziv me transmetim në anglisht “TRT World”, i Radio Televizionit Turk për kolonizimin e përgjakshëm të Francës në Afrikë.
Bën jehonë lajmi i kanalit televiziv me transmetim në anglisht “TRT World”, i Radio Televizionit Turk për kolonizimin e përgjakshëm të Francës në Afrikë.
Lajmi ku shpjegohen edhe planet aktuale të Parisit për të trazuar vendet e tjera ka zemëruar Francën.
Lajmi me titull “Problemi i Francës në Afrikë” ka shqetësuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës.
Në këtë lajm shpjegohet historia kolonizuese e Francës në Afrikë që fillon prej viteve 1800.
Gjithashtu bëhet e ditur se problemi themelor i Afrikës është Franca, e cila prej vitesh përfiton prej burimeve të vendeve të këtij kontinenti dhe shkakton luftëra, mbështet qeveritë shtypëse që i ka vetë nën kontroll dhe rrit gjithnjë e më shumë bazat ushtarake në këtë kontinent.
Lajmi i “TRT World” i postuar mijëra herë në median sociale thekson se burimet me uranium të pasuruar, ar, diamant, naftë dhe shumë burime të tjera janë në kontrollin e Francës.
Gjithashtu shpjegohet se nën shprehjen “përpjekje për civilizim” të qeverisë së Parisit edhe sot e kësaj dite vazhdojnë aktivitetet kolonizuese dhe ndërhyhet në punët e brendshme të shumë vendeve.
Pasi “TRT World” i ka përplasur në fytyrë qeverisë franceze të vërtetat, Ministria e Punëve të Jashtme të Francës bëri një deklaratë.
Në deklaratë përdoret shprehja “Afrika nuk ka asnjë problem me Francën”.
Duke shpërfillur sistemin kolonizues që vazhdon ende edhe sot e kësaj dite në deklaratë thuhet: “Shtetet e Afrikës janë sovrane dhe i marrin vetë vendimet e tyre.
Tërheq vëmendje fakti se në deklaratën e Ministrisë franceze nuk janë përgënjeshtruar shumica e çështjeve të përcaktuara në lajmin e “TRT World”.