Ngjarja e bllokimit të shitjes të biletave on-line për ndeshjen Kosovë – Angli, ngriti pezmin e shumë qytetarëve të vendit. U shkrua mjaftë, ndërsa nëpër rrjete sociale pezmi i qytetarëve sa shkonte e rritej, shkruan Gazeta Mejdani.
Prokurori i Shtetit sapo ka njoftuar se ka autorizuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura, si edhe për grumbullimin e të gjitha informatave lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike Kosova- Anglia.
“Sa për informatën tuaj, Prokuroria e Shtetit, ka nisur hetimet që nga 15 tetori 2019, lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike midis Kosovës dhe Malit të Zi, gjë për të cilën është njoftuar opinioni publik dhe se tashmë hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë së Shtetit.
Prokurorisë së Shtetit dhe të autorizuarve për rastin, Gazeta Mejdani i dëshiron suksese të 100%-ta. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post