
Me të prekurit nga katastrofa natyrore që goditi pak ditë më parë Shqipërinë tashmë janë solidarizuar të gjithë.
Që nga njerëzit e thjeshtë, fytyrat publike e deri te yjet me famë botërore kanë nisur ndihmesat e tyre drejt shtetit amë, për të ndihmuar në rimëkëmbjen pas kësaj kësaj tragjedie.
Teksa Bebe Rexha ka konfirmuar ardhjen e saj më 2 dhjetor dhe një donacion deri në 100 mijë dollarë, Dua që së bashku me markën “Bond” po ndihmon në shitjen e bluzave për bamirësi – së fundmi edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora është lajmëruar për një ndihmesë tjetër të madhe.
Rita Ora (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)
Rita ishte ndër të parat yje botërore, e cila që në start kur dëgjoi për tërmetin, promovoi fondacionet e hapura online për të ndihmuar shqiptarët, dhe këtë e bëri përmes rrjeteve sociale ku ndiqet nga miliona njerëz dhe ndikimi i saj është vërtet i madh.
Ndërkohë, të enjten, artistja e lindur në Prishtinë e cila dy ditë më parë festoi ditëlindjen e 29-të, publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram nga vizita e saj e fundit në Kosovë (prill 2019), ku shfaqej duke ecur rrugëve me baltë në disa lagje të varfra të Kosovës, që ajo i vizitoi së bashku me UNICEF-in.
Në mbishkrimin e imazheve, Ora bëri njoftimin se ajo së bashku në koordinim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, kanë bërë përzgjedhjen e një familjeje shqiptare të prekur nga katastrofa, të cilës do t’i ndihmojnë me rindërtimin e shtëpisë së shembur nga tërmeti.
Discussion about this post