
Njoftohen të gjithë qytetarët e Prishtinës se gjatë gjithë javës nuk ka funksionuar sistemi i gjendjes civile që menaxhohet nga Agjensioni i Regjistrit Civil, si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Si pasojë, Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime dhe janë krijuar radhë të gjata të pritjes.
Sistemi ende nuk është rikthyer në funksion.
Kërkojmë ndjesë për situatën e krijuar dhe pritjet e gjata.
Ju falemnderit paraprakisht për mirëkuptimin!
Discussion about this post