Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Lajme jo të mira për ekonominë kosovare pas COVID-19, flet eksperti Muhamet Mustafa!

March 31, 2020
13
SHARES
780
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Muhamet Mustafa

Njohësi i çështjeve ekonomike dhe ish-deputeti, Muhamet Mustafa, në një intervistë për Telegrafin ka folur për ndikimet që mund të ketë në ekonominë vendore situata pas pandemisë COVID-19.

Mustafa ka thënë se situata pas pandemisë do të jetë e vështirë dhe mund të ketë rënie të ekonomisë vendore dhe se tashmë ndikimet janë duke u parë.

Sipas tij, Kosova i ka mundësitë e limituara, ndaj këtë barrë nuk mund ta mbajë vetëm buxheti i shtetit dhe se kriza me pandeminë dhe dimensionet e saj, që tani, shtrojnë nevojën për një ristrukturim të buxhetit.

Telegrafi: Si ka ndikuar pandemia COVID-19 në ekonominë e Kosovës?

Mustafa: Që tani ende pa u bërë dy muaj shihen ndikimet, përmasat e të cilave ende nuk janë vlerësuar më saktësisht. Në bashkëngjitje të pakos së masave që ndërmori Qeveria vlerësoj se rritja ekonomike do të bie nga 4.2  në 2.5 % . Unë do të isha i kënaqur edhe nëse  mbajmë nivelin e GDP të vitit të kaluar, ose nëse kemi zvogëlim më të madh se 3-5%. Pra duhet pritur një kontraktim më të madh. Sidoqoftë mendoj se duhet bërë një vlerësim më gjithëpërfshirës dhe më të hollë të efekteve  sa më shpejtë, në mënyrë që edhe intervenimet të jenë me efekt më të madh dhe të përqendruar aty ku ky efekt është më i nevojshëm në aspektin social dhe më frytdhënës për aktivitetin ekonomik.

Telegrafi: Sa jemi të gatshëm ekonomikisht për këtë situatë në të cilën ndodhemi?

Mustafa: Po mundësitë i kemi të limituara, ndaj këtë barrë nuk mund ta mbaj vetëm buxheti i shtetit. Secili duhet të bëjë, të them një program konsolidimi të gjendjes duke shfrytëzuar maksimalisht mundësitë dhe rezervat që ka – pra secili biznes, punëdhënës, secila familje dhe kuptohet edhe Qeveria. Kriza me pandeminë dhe dimensionet e saj, që tani, shtrojnë nevojën për një ristrukturim të buxhetit. Në këtë ristrukturim sigurisht duhet të shihet edhe mënyra me produktive e mbështetjes së sektorit privat . Por kjo duhet të shihet me kujdes dhe të studiohet më mirë, dhe jo nën presionin… Për shembull të shihet efekti i subvencionimit të pagave me 170 euro apo mund të përdoren më mirë. Pastaj lë të kuptohet së tërë barrën e kësaj situate nuk mund ta mbajë vetëm buxheti modest i Kosovës. Ndaj, së paku në këtë moment, po duket e tepruar një eufori me kërkesa shoqatash e sindikatash te adresuara tek intervenimet buxhetore.

Telegrafi: Janë marrë disa vendime e masa nga ana Qeverisë të Kosovës, cili ka qenë ndikimi të bizneset vendore?

Mustafa: Mendoj se pako e publikuar e masave të Qeverisë në përgjithësi janë në drejtimin e  duhur, duke përfshi edhe aspektin social e edhe sektorin privat dhe stimulim për ata që janë në ballë të luftës kundër pandemisë. Këto masa gjithashtu janë të shumtën në linjën e asaj që kërkuan asociacionet e biznesit. Për fillim është mirë. Më tutje duhet reaguar sipas nevojës, por në mënyrë shumë më selektive – asistencë të rasteve sociale dhe mbështetje e rritjes së prodhimit e shërbimeve dhe mbajtje të nivelit të punësimit dhe mundësisht gjenerim të vendeve të reja të punës. Pra duhet bërë një vlerësim dhe studim për  këtë.

Telegrafi: Sa ka rezerva ushqimore në vend dhe cilat janë nevojat që duhet shteti të reagojë për ekonominë e bizneset në vend?

Mustafa: Mendoj se nuk do të paraqitet problem me ushqimet. Shteti duhet të bëjë një vlerësim të rezervave të tij dhe t’i konsolidojë ato që të jenë të  mjaftueshme për intervenime që mbulojnë nevojën e produkteve elementare për rreth 3 muaj.

Telegrafi: Si duhet të reagojmë në një situatë të tillë nëse do të zgjatet?

Mustafa: Siç thash edhe më lartë duhet sa më shpejtë të përgatitet një ristrukturim i buxhetit, që duhet të zvogëlojë së pari shpenzimet për mallra dhe shërbime (shpenzimet për udhëtime e të ngjashme),  e pastaj edhe pjesë të investimeve kapitale që nuk janë me urgjencë. Dhe, krahas qeverisë secili biznes dhe secila familje duhet të bëjnë planet e “emergjencës”. Situata mund të përballohet vetëm me forca të përbashkëta. Duhet të shihet që të aktivizohen aktivitete prodhuese, të nxiten punët në bujqësi, arsimi dhe shëndetësia të mbesin mobile. Të shpresojmë se kjo nuk do të zgjasë shumë, por aq sa zgjatë duhet të kemi pak a shumë këtë qasje, pa pritur vetëm nga buxheti modest i Kosovës.

Share7Tweet

Related Posts

Çfarë po ndodh me paratë tona: Trusti humb 161 milionë euro veç deri në gusht!

Çfarë po ndodh me paratë tona: Trusti humb 161 milionë euro veç deri në gusht!

October 5, 2022
Biznesmeni i njohur kosovar Burim Piraj pezullon kontratat me firmat holandeze, arsyeja tepër mbresëlënëse!

Biznesmeni i njohur kosovar Burim Piraj pezullon kontratat me firmat holandeze, arsyeja tepër mbresëlënëse!

October 4, 2022

154 raste aktive me coronavirus në Kosovë!

June 23, 2022

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike e Kosovës vlerësohet 10.5 për qind, u dhanë 1.8 miliard euro kredi!

March 22, 2022

Pas dështimit total në diplomacinë ekonomike, kërkohet emërimi i atasheve ekonomik!

February 18, 2022

Statistikë/ Mbi 36 mijë persona në Kosovë marrin pension të veteranëve!

February 18, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.