Dështimi për arritjen e një marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë që seanca e konstiuimit të Kuvendit të mbahet por pa mundesinë për të krijuar qeverinë e vendit.
Arritja e koalicionit të mundshëm që si duket ka gjasë të ndodh mund të behet vetëm kur ambasada e Amerikës tua kërkoj krijimin e qeverisë.
Burime brenda LDK-së ka berë më dije për “Bota Sot” se marrëveshja me Vetëvendosjen nuk është arritur dhe se në Kuvend e as krijuar qeveria, por ditët e ardhshme do të jenë vendimtare kur pritet edhe të kemi qeverinë.
Burimi po ashtu ka shpjeguar se nëse Amerika apo ambasada e Amerikës kërkon nga dy liderët e partive politike Isa Mustafa e Albin Kurti krijimin e qeverisë atëherë ajo të ndodh por që Amerika nuk përzihet ne ndarjen e posteve por vetëm do tua kërkoj krijimin e qeverisë dhe arritjen e marrëveshjes dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, ka thënë një burim i gazetës nga LDK.
Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është mbajtur por nuk është krijuar Qeveria e re.
Discussion about this post