Ka disa ditë që qytetarët shtronin pyetje dhe jipnin mendime se për çka është mirë të shfrytëzohet vila e terroristit Radojçiq, njofton Gaeta Mejdani.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se për çka do të shfrytëzohet ajo vilë buzë liqenit të Ujmanit.
Siç njofton ministri, vila e Milan Radojpiqit është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Ai ka thënë se “bypass” i tunelit është i uzurpuar nga ky kompleks i Radojiçiqit.
Tutje, Sveçla ka shtuar se është në bisedime me ministrin e Bujqësisë që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme “e pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacioni për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit”./Gazeta Mjedani/